Kategoritë

KUVEND Seanca parlamentare për ndryshimet në kushtetutë ende nuk ka filluar

Seanca parlamentare për ndryshimet në kushtetutë që dalin nga Marrëveshja e Prespës,  ende nuk ka filluar, edhe pse ishte e paralajmëruar për ora 12.

Nga spekulimet nëpër korridoret e kuvendit kuptohet se do të prolongohet për ora 15, por ende nuk ka njoftim zyrtar nga Kuvendi.

Në sallën e Kuvendit gjenden vetëm një numër i vogël i deputetëve, ndërsa gazetarët presin në pres qendrën. Protestat para Kuvendit janë të paralajmëruara për ora 13.