• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Rumania do të kryesojë me Bashkimin Evropian

January 11, 2019
in BALLINA, LAJME, POLITIKË, RAJON
Rumania do të kryesojë me Bashkimin Evropian
Share on FacebookShare on Twitter

Rumania të enjten mori zyrtarisht kryesimin me Bashkimin Evropian  nga Austria e cila kryesoi gjashtë muajt e kaluar.

Ceremonia e marrjes së presidencës së BE-së, u mbajt në kryeqytetin rumun, Bukuresht, ku morën pjesë përfaqësues të lartë politik të vendit dhe zyrtarë të tjerë të BE-së.

Në mesin e të pranishmëve ishin presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, presidenti rumun, Klaus Iohannis si dhe kryeministrja e vendit, Viorica Dancila.

Në adresimin e tij të pranishmëve, presidenti rumun, Iohannis, tha se vendi i tij do të punojë për ta bërë BE-në më të bashkuar dhe më të fortë, për të shtuar se sfida më e madhe aktualisht janë Brexiti, migracioni dhe siguria.

Tusk tha se ka besim të plotë te Rumania se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur interesat e të gjithë Evropës, ndërsa Juncker tha se Rumania është në qendër të Evropës, dhe se BE nuk do të ishte e plotë pa Rumaninë.

Ai theksin e vendosi te rëndësia e sundimit të ligjit dhe te lufta kundër korrupsionit në të gjithë Evropën.

Paralelisht me ceremoninë, një grup qytetarësh para ndërtesës ku po mbahej eventi, organizuan protestë kundër qeverisë së kryeministres Dancile.

Programi i presidencës rumune me BE-në ka katër shtylla: Evropa e konvergjencës, Evropë më e sigurtë, Evropa një lojtar më i fortë global dhe Evropa e vlerave të përbashkëta.

Next Post
Smailloviq: Në vitin 2019 hyjmë të dëshpëruar dhe pa pritje

Smailloviq: Në vitin 2019 hyjmë të dëshpëruar dhe pa pritje

Udhëtimi midis Prishtinës dhe Shkupit shkurtohet prej dy orë në 45 minuta

Udhëtimi midis Prishtinës dhe Shkupit shkurtohet prej dy orë në 45 minuta

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom