• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Vazhdon seanca për ndryshimet në kushtetutë

January 10, 2019
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Vazhdon seanca për ndryshimet në kushtetutë
Share on FacebookShare on Twitter

Vazhdimi i seancës së 75 të Kuvendit të Maqedonisë, në të cilën do të zhvillohet diskutimi për fazën e fundit të ndryshimeve kushtetuese të paraparë me Marrëveshjen e Prespës, së nënshkruar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, do të  fillojë sot në ora 13.

Shumica parlamentare ende nuk i ka siguruar 80 vota, pasi që deputetët e Lëvizjes BESA e kanë kushtëzuar votën “për” me amendamente që kanë të bëjnë me “çështjen shqiptare” – për të cilat janë duke u realizuar takime koordinuese me grup ekspertësh për të shqyrtuar mundësitë e përfshirjes së tyre në pakon e ndryshimeve kushtetuese.

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në Kuvend dje i argumentoi pse duhet të votohet për ndryshimet kushetuese, i falënderoi të gjithë që kanë dhënë kontribut dhe tha se me Lëvizjen Besa ende nuk janë marrë vesh por që pret marrëveshje.

Rendi i ditës ka katër pika:

  1. Përcaktim i Propozim-amendamenteve XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë;
  2. Miratim i amendamenteve XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë;
  3. Shpallja e amendamenteve XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë;
  4. Propozim-ligj Kushtetues për zbatimin e amendamenteve XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë;

Secili amendament përcaktohet  me shumicë të thjeshtë (61 deputet), më pas hapet diskutimi i përgjithshëm për to. (PIKA 1)

Pastaj, hapet diskutim për secilin amandament në veçanti dhe votohet për secilin amandament me shumicën e dy të tretave (80 vota). (PIKA 2)

Më pas, votohet me shumicën e dy të tretave (80 vota) për të gjithë amandamentet së bashku. (PIKA 3)

Ndërsa në fund hapet Ligji Kushtetues për zbatimin e amendamenteve për miratimin e së cilit duhet gjithashtu shumica e dy të tretave (80 vota). (PIKA 4)

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi kohë më parë paralajmëroi se pret që debati për ndryshimet kushtetuese të përfundojë më herët se 15 janari, kur është edhe data e fundit për miratim.

 

Në seancë nuk do të marrin pjesë deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët të shoqëruar nga lideri i partisë, Hristijan Mickoski, dje u janë bashkuar protestës që nisi dje para Kuvendit të Maqedonisë, për të shprehur pakënaqësinë ndaj procesit të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës.

Para Kuvendit dje protestuan shoqatat “Maqedonia bllokon”, “Vëllazëria krishtere”, partia “Maqedonia e vetme”, “Tvrdokorni”, kundër ndryshimeve në kushtetutë. Ata paralajmëruan se protetat do të vazhdojnë edhe sot.  Pas braktisejes së seancës në Kuvend, protestive iu bashkangjitën edhe deputetët e  VMRO – DPMNE, me kryetarin Hristijan Mickovski.

D. T. 

Next Post
Ljubço Georgievski: Unë nuk do të isha i lumtur, nëse Zaev pranon kërkesën e partisë shqiptare Besa

Ljubço Georgievski: Unë nuk do të isha i lumtur, nëse Zaev pranon kërkesën e partisë shqiptare Besa

KSHZ do të ketë në dispozicion rreth 5 milionë euro për zgjedhjet presidenciale

KSHZ do të ketë në dispozicion rreth 5 milionë euro për zgjedhjet presidenciale

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom