Kategoritë

TË DREJTAT E NJERIUT Muaji i lirisë, drejtësisë dhe barazisë

Me sloganin “Liri, drejtësi, barazi”, CIVIL -Qendra për Liri nis Muajin e aktivizmit për të drejtat e njeriut gjatë muajit dhjetor. Me këtë rast, CIVILi organizon edhe konferencë për shtyp, sot ( e hënë) 3 dhjetor, në ballkonin e rok bar Garson, me fillim në ora 13, në të cilën janë ftuar të gjitha mediat dhe qytetaret dhe qytetarët e interesuar. Në konferencë do të bëhet fjalë për këtë iniciativë dhe aktivitete tjera dhe ngjarje në organizim të Civilit. Për çfarë bëhet fjalë?

Çdo ditë është dita e të drejtave të njeriut. Prandaj, çdo ditë të dhjetorit, Civili do të përkujtojë në Nenet e Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut. Kështu, për shembull, 1 dhjetori i kushtohet Nenit 1 nga Deklarata Universale për të drejtat e njeriut, që thotë: “Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në pikëpamje të dinjitetit dhe të të drejtave. Ata janë të pajisur me arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit në njё frymë vëllazërore.” Deklarata ka 30 nene, që do të thotë se deri më 30 dhjetor do të punohet mbi të gjitha nenet  e Deklaratës. Më 2 dhjetor, përkujtohemi në Nenin 2 nga deklarata, etj.

Civili bë thirrje të shënohen të gjitha ditët e vitit në mënyrë të ngjashme, gjegjësisht, çdo ditë e parë e muajit të jetë e kushtuar një Neni përkatës të Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut dhe kështu me radhë, deri te Neni 30 i Deklaratës.

Së paku mund të bëhet që çdo ditë të shpërndahet një nga nenet e këtij dokumenti ndërkombëtar në status në rrjetet sociale, por mund të shkruhen edhe ese, mesazhe, kolumna dhe informata për raste të shkeljeve të drejtave dhe lirive të njeriut. Prandaj, janë të mirëseardhura fotografi dhe video incizime nga gazetarë qytetarë, për orvatjet të zbulohen këto raste.

Civili në dhjetor do të organizojë më tepër ngjarjen në të cilat do të bëhet fjalë për tema më të rëndësishme shoqërore dhe politike. Më 6 dhjetor, Civili dhe Zelena Lupa organizojnë konferencë të madhe “Për shoqëri të çliruar nga korrupsioni”, në të cilën si folës do të merr pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev. Pjesëmarrësit tjerë do të komunikohen në konferencën për shtyp.

Pastaj vazhdojmë me ngjarjen multimediale CIVIL FEST që do të mbahet më 10-11 dhjetor në Qendrën Rinore Kulturore. Festivali do të mbahet në ditën Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe në 70 vjetorin e Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut, si dhe në 19 vjetorin e formimit të Civilit. Në panelin me të cilin do të hapet festivali më 10 dhjetor në QKR, ora 13, do të drejtohet me fjalim edhe Ambasadori i BE Samuel Zhbogar. Edhe për programin e festivalit do të informojmë në konferencën e sotme për shtyp.

Pas CIVIL FESTit, pritet edhe saktësimi i datave për promovimet publike të publikimeve “Humbje e identitetit ose…?, e kushtuar proceseve lidhur me tejkalimin e kontestit për emrin me Republikën e Maqedonisë, si dhe publikimin “Pas referendumit 2018 – mësime (jo) të mësuara”. Ndërkohë, Civili do ta botojë publikimin “Kundër/korrupsion” që do të jetë në dispozicion për të pranishmit në konferencën më 6 dhjetor.

Për herë të parë, Muaji i aktivizmit për të drejtat e njeriut u mbajt në dhjetor të vitit 2011 në organizik të CIVIL – Qendrës për Liri.