• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Autori i “Enciklopedisë” kontroverse të Maqedonisë, Bllazhe Ristovski vdiq sot në moshën 87 vjeçare

November 29, 2018
in BALLINA, LAJME
Autori i “Enciklopedisë” kontroverse të Maqedonisë, Bllazhe Ristovski vdiq sot në moshën 87 vjeçare
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (AMSHA), Bllazhe Ristovski vdiq sot në moshë të thyer 87 vjeçare. Ai u lind në fshatin Garnikovë të Kavadarit, diplomoi në fakultetin filozofik në Shkup, ku edhe mori titujt shkencor në sferëmn e letërsisë dhe historisë. Ai një kohë të gjatë ka drejtuar Institutet e folklorit dhe më pas të historisë. Në vitin 1991-1992 ishte nënkryetar i Qeverisë së parë pas pavarësimit të vendit nga ish-Jugosllavia. Më pas kalon si anëtar i ASHAM. Akademia e Shkencave e Republikës së Maqedonisë vuri në qarkullim në shtatorin e kaluar “Enciklopedinë e Maqedonisë”, Shkup 2009, botuar nën kryesinë e akademikut të saj, Blazhe Ristovski.
Por kjo enciklopedi hasi në kritika të ashpra për shkak të përmbajtjes fyese dhe të pavërtetave të mëdha për shqiptarët dhe historinë e tyre. Në këtë botim për shqiptarët thuhej se janë “njerëz mali, njihen si shiptari, arnauti etj”. Gjithashtu, në enciklopedi thuhej se “shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria dhe se me forcë kanë dëbuar maqedonasit nga vendbanimet e tyre”. Kuvendi i Akademisë atëkohë shkarkoi redaksinë për hartimin e Enciklopedisë dhe gjithashtu kishte vendosur ndalimin e shitjes së 1,500 ekzemplarëve të enciklopedisë kontestuese. Por, akademiku Bllazhe Ristovski që mbrojti deri në fund me ngulm enciklopedinë skandaloze, ia kishte tërhequr vërejtjen akademisë se do të përballet me sanksione, nëse tentohet që në enciklopedinë e re të përdorin tekste nga enciklopedia e ndaluar.

Next Post
Natasha Gaber Damjanovska drejtoreshë e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë

Natasha Gaber Damjanovska drejtoreshë e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë

Edhe Mijallkov kërkon shpëtim në amnistinë nga Ivanovi

Mijallkovi dërgohet në Gjykatë me përcjellje të forcave speciale policore

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom