• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Nuk ka ekstradim për Gruevskin

November 21, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Nuk ka ekstradim për Gruevskin
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Drejtësisë së Maqedonisë, Renata Deskoska sot ka deklaruar se ligjet e Hungarisë lejojnë që pasi t’i jepet dikujt azil, e njëjta t’i merret.

“Hungaria ka ligj të ri për azil, i cili është kufizues. Ky ligj parashikon dhe shfuqizim të vendimit për azil, por gjithashtu, nëse në ndërkohë Nikolla Gruevski nuk fiton nënshtetësi të Hungarisë, atëherë leja për azil shqyrtohet në çdo tre vjet”, deklaroi Deskoska.

Ajo shtoi se ky nuk është rasti i parë që Maqedonia të kërkojë ekstradim nga Hungaria dhe se deri tani nuk ka pasur probleme.

“Për ne ishte e pritshme se për kërkesën për ekstradim do të vendoset pasi të merret  vendimi për kërkesën për azil. Kërkesa për ekstradimin e Gruevski është sqaruar dhe pres edhe nga autoritetet hungareze që t’i marrin parasysh të gjitha argumentet. Ky nuk është rast i parë që të kërkohet ekstradim nga Hungaria. Deri më tani nuk ka pasur problem dhe shpresoj se kjo nuk do të jetë kërkesa e parë për ekstradim që do të refuzohet”, thotë Deskoska.

Por optimizmin e ka demantuar homologu i saj hungarez, Llazo Troshani i cili ka deklaruar se autoritetet e Maqedonisë kot mundohen që ta ekstradojnë kryeministrin Nikolla Gruevski, pasi që ai tanimë nuk mundet që të kthehet në Maqedoni pasi që ka fituar azil në Hungari.

Troshani në një intervistë për televizionin hungarez “Eho TV”, ka thënë se me miratimin e azilit, Hungaria e pranon se Gruevski është viktimë e persekutimit dhe nuk mund të ekstradohet.

“Të jemi të sinqertë, nëse një ish kryeministër shkon në burg, sigurisht që nuk do ta ketë të lehtë”, deklaroi ministri i Drejtësisë.

Ai thotë se është i njohur detajisht me arsyet për shkak të cilave Gruevskit i është miratuar azili, por tha se Zyra për Emigrim ka miratuar vendim pas hetimit thelbësor dhe ka konstatuar se ish kryeministri me të drejtë është frikësuar për jetën e tij.

Troshani ka sqaruar se Gruevski mund të marrë dokumente dhe nëse dëshiron, lirshëm mund të largohet nga  Hungaria.

Next Post
Kosova me 100% tatim për produktet nga Serbia dhe BeH

Kosova me 100% tatim për produktet nga Serbia dhe BeH

Gerberih – Plomp: Pajtimi nuk nënkupton mosndëshkim

Gerberih - Plomp: Pajtimi nuk nënkupton mosndëshkim

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom