Kategoritë

TATIME Kosova me 100% tatim për produktet nga Serbia dhe BeH

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim që të vendoset masa prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, përjashtuar brendet ndërkombëtare të listuara në aneks.

Gjithashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës obligon Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe të gjitha institucionet relevante, për largimi   dhe  ndalimin e importit dhe hyrjes potenciale në treg të të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë – institucionet relevante obligohen ta zbatojnë, gjithashtu,  menjëherë.