• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Një milion e pesëqind mijë euro nga Banka e Maqedonisë për filtrat e Jugohromit

November 21, 2018
in BALLINA, LAJME
Sindikata e “Jugohrom”-it kërkon takim me Zaevin, në të kundërtën paralajmëron protesta para Qeverisë
Share on FacebookShare on Twitter

Banka e Maqedonisë për mbështetje dhe zhvillim do t’i japë kredi nga Fondi i posaçëm kreditor, me shumë prej 92.242.500 denarë, Shoqërisë për Prodhimtari, Tregti dhe Shërbime – Jugohrom. Kjo u vendos në seancën e djeshme nga Qeveria.

Nga Qeveria thonë se me këtë kredi do t’i mundësohet kompanisë të vazhdojë me punë dhe të kthehen punëtorët. Koço Angjushev, Zëvendësi i kryeministrit për çështje ekonomike në korrik (2018)  tha se Jugohromi nuk mund të fillojë me punë derisa nuk i plotëson kushtet për standarde ekologjike, dhe se filtrat janë në proces të instalimit, i cili proces duhet të kryhet më së voni deri në nëntor të këtij viti.

Jugohromi e ka ndërprerë punën më 2 nëntor të vitit 2016, ndërsa rreth 800 punëtorë kanë mbetur  pa punë.

Ndërkohë,  nga Lëvizja Eco Guerilla vlerësojnë se ndarja e financave për instalimin e filtrave në Jugohrom si manipulimin e radhës me opinionin.

“Si u ul çmimi i filtrave për Jugohromin nga 12 në 1.5 milionë euro?”

“Lëvizja Eco Guerilla lajmin që Qeveria do të ndajë 1,5 milion euro për instalimin e filtrave të Jugohromit e vlerëson si manipulim të radhës me opinionin. Dyshimet tona serioze janë për shkak se më herët thuhej që instalimi i sistemit filtrues kushton 12 milion euro dhe duhet kohë minimum 2 vjet për instalimin e tyre.  Jugohromi ka qenë i mbyllur dhe jotransparent për mediat që të tregojë se çka është bë deri më sot. Është e paqartë se si u ul çmimi i filtrave nga 12 milion euro në 1,5-2 milion euro dhe vendosja do bëhet për 4-5 muaj për të prodhim me kapacitet prej 55%. Maqedonia e ka nënshkruar dhe ka detyrim ta respektojë Konventën e Arhusit për qasje në informacione, pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe qasje në drejtësi për pyetjet që lidhen me ambientin jetësor.

Ne kërkojmë që i gjithë procesi në faza të mbikëqyret nga ekspertë të pavarur.

Ne nuk u besojmë premtimeve të Jugohromit dhe të Qeverisë, pasi me vite na kanë mashtruar. Ne kërkojmë vetëm respektimin e Kushtetutës dhe rregullave ligjore. Ashtu siç dihet, në Maqedoni institucionet shpesh janë vënë mbi ligjin. Qeveria nuk duhet të shqetësohet nga mbikëqyrja e ekspertëve të pavarur, nëse sistemin e filtrave të cilin pretendon se do e instalojë Jugohromi, i përmbush standardet e kërkuara.”, reagojnë nga Eco Guerilla.

D. T.

Next Post
Akademi solemne për Ditën e Alfabetit dhe Kongresin e Manastirit

Akademi solemne për Ditën e Alfabetit dhe Kongresin e Manastirit

Nuk ka ekstradim për Gruevskin

Nuk ka ekstradim për Gruevskin

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom