Konferencë rajonale me temë “Nxitje e rritjes ekonomike nëpërmjet zhvillimit të kapitalit njerëzor në vendet e Ballkanit Perëndimor” do të mbahet sot në Shkup.
Konferenca organizohet nga Ministria e Financave dhe Banka Botërore.
Në konferencë fjalim do të mbajnë kryeministri Zoran Zaev, nënkryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore Siril Miler dhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski.
Konferenca organizohet me rastin e shënimit të 25-vjetorit nga bashkëpunimi i Bankës Botërore me Maqedoninë. (MIA)

