Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme duhet të debatojë për parashtresat e parashtruara kundër PUD P10 në Komunën e Aerodromit.
Nga Komuna thonë se i kanë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme dhe që atje do të veprohet në pajtim me vendimin e gjykatës.
“Paraprakisht udhëheqësia e komunës, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, e solli PUD P10 në mënyrë të fshehtë dhe pa debat dhe drejtpërdrejt e mundësoi ndërtimin e objektit në Majçin dom. Këshilltarët e VMRO-DPMNE të cilët vetëm para një viti e sotllën PUD kontestues, në seancën e sotme të 15-të të Këshillit të Komunës së Aerdromit kërkuan rishikimin dhe moratorium për të, thuhet në kumtesën e Komunës së Aerodromit.
Që atje theksojnë se Komuna, siç disa herë paralajmëroi kryetari i Komunës Zllatko Marin, tashmë është duke punuar në rishikimin intern të PUD P10. “Në kuadër të këtij procesi Komuna i ka shqyrtuar dhe dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të gjitha dokumentet lidhur me këtë rast. Administrata e Komunës në Këshill dorëzoi raport me shkrim për punën e bërë”, shtojnë nga Komuna.
Lidhur me moratoriumin për ndërtim, Komuna e Aerodromit mbetet me qëndrimin se ai aspak nuk do ta zgjidh problemin por vetëm do ta komplikojë të gjithë gjendjen shtesë. (MIA)
