• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Kërkesa për anulimin e dënimit për Nikolla Gruevskin arriti në Gjykatën Penale

October 31, 2018
in BALLINA, LAJME
Gruevski: Historia e një antishqiptari
Share on FacebookShare on Twitter

Kërkesa për anulim të dënimit për Nikolla Gruevskin sot ka arritur në Gjykatën Penale dhe menjëherë i është dhënë gjykatësit për kryerje të sanksioneve, i cili në afat të ligjor prej tre ditëve duhet të prononcohet, informoi në brifing me gazetarët kryetari i Gjykatës Penale në Shkup, Ivan Xholev.

Nëse është refuzuar ankesa, Gruevski ka të drejtë të ankohet në Këshillin gjyqësor, i cili vendos në shkallë të dytë.

Dy shkaqet në të cilat referohet Gruevski janë detyrime që i ka si deputet para se gjithash për shkak të proceseve aktuale në Kuvend të ndërlidhura me ndryshimet kushtetuese. Shkaku i dytë është i ndërlidhur me doktoratin që e ka mbrojtur këtë verë gjegjësisht në bazë të tezës së doktoraturës që të shkruajë libër.

Gjykatësi për kryerje të sanksioneve ka afat prej tre ditëve të përgjigjet nëse do ta pranojë propozimin dhe do ta anulojë vuajtjen e dënimit për Gruevskin, ndërsa nëse është i pakënaqur ai ka të drejtë apeli para këshillit gjyqësor i përbërë nga tre gjykatës.

Ish-kryeministri Gruevski kërkoi anulim edhe nga Gjykata Supreme. Avokatët e tij këtë e kanë propozuar që javën e kaluar në kërkesën për rihetim të jashtëzakonshëm ndaj aktvendimit për “Tank”, por nga Supremja thonë se nuk ka arritur akoma deri te ata.

Lidhur me aktin udhëzues, Xholev në brifingun, theksoi se mbrojta më 29.10 ka parashtruar kërkesë të veçantë për anulim të dënimit të Gruevskit.

Ish-kryeministri më së voni deri më 8 nëntor duhet të paraqitet në vuajtjen e dënimit dyvjeçar me burg për rastin  “Tank” gjegjësisht blerjen e mercedesit luksoz. (MIA)

Next Post
Prezantohet “Plani i 18-të reformues” për rrugë të pastër drejt integrimit në BE

Prezantohet “Plani i 18-të reformues” për rrugë të pastër drejt integrimit në BE

Sa janë të njoftuar qytetarët me vlerat e gjelbra dhe ato evropiane

Sa janë të njoftuar qytetarët me vlerat e gjelbra dhe ato evropiane

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom