• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Prezantohet “Plani i 18-të reformues” për rrugë të pastër drejt integrimit në BE

October 31, 2018
in BALLINA, LAJME
Prezantohet “Plani i 18-të reformues” për rrugë të pastër drejt integrimit në BE
Share on FacebookShare on Twitter

Shërbimet zbuluese, të sigurisë dhe gjyqësisë, reforma e administratës publike dhe lufta kundër krimit të organizuar  dhe korrupsionit janë katër  fushat kyçe të përmbajtura në Planin 18 me të cilin Qeveria vazhdon me zbatim të prioriteteve urgjente  reformuese në drejtim të plotësimit të kushteve për eurointegrim të vendit.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp, në të cilën e ka prezantuar “Planin 18”, potencoi në përkrahjen  e fuqishme evropiane dhe botërore për intergrimet euroatlantike të vendit  në periudhën e fundit me  vizita të shumta të realizuara, duke e theksuar vlerën e implementimit të Marrëveshjes së Prespës.

“Implementimi i Marrëveshjes së Prespës paraqet një nga obligimet  më të rëndësishme  të ndërmarra nga ana jonë  dhe më lejoni në këtë rast  të shpreh kënaqësi të veçantë  që Kuvendi e dha dritën e parë të gjelbër për ndërhyrje ndaj ndryshimeve kushtetuese që paraqet  shprehje të pjekurisë  së përfaqësuesve tanë  politik në Kuvend. Dëshiruam  përkrahje të madhe  për këtë akt historik,  por procesi është  në vetë fillimin dhe unë jam i bindur  se deri në përfundimin e tij  përkrahja politike  për Marrëveshjen e Prespës do të rritet, ndërsa ne si politikanë do të ndërtojmë  konsensuz  të gjërë për të gjitha çështjet e mbetura  që janë nga  interesi mbipartiak dhe  mbikombëtar, mes të cilave është edhe implementimi i Planit 18”, theksoi  Osmani.

Ai potencoi se pas përfundimit të periudhës implementuese  të Planit 3-6-9, si vazhdimësi e tij, Qeveria përgatiti draft-version të “Planit 18”, në të cilin ishin futur rekomandimet e Raportit të Komisionit Evropian, në finalizimin e të cilit janë zbatuar konsultime të gjëra me sektorin joqeveritar, opinionin ekspert, por edhe opozitën, pastaj me përfaqësuesit e  Delegacionit të BE-së, vendet-anëtare dhe vetë Komisionin Evropian. Në Dokument janë futur edhe konkluzionet  e nënkomiteteve të Komitetit për stabilizim dhe  asocim, rekomandimet afatshkurte  nga misionet  e zbatuara të vlerësimit, rekomandimet e OSBE/ODIHR, Komisioni venecias, GREKO etj.

“Plani reformues 18, i cili ishte përgatitur nga ana e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Ministria e Drejtësisë, MPB, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministria e Financave, njëherit paraqet dokument që është ndërtuar në, proces politik me siguri më inkluziv  në shtet,  nëpërmjet takimeve të shumta dhe këmbimit të ideve dhe propozimeve me sektorin qytetar, me opozitën dhe në këtë kuptim meriton  të ndahet nga gara ditore politike,  dhe ta marrë përkrahjen adekuate. Prioritetet reformuese  të definuara  në këtë Plan,  krahas përparimit thelbësor të shoqërisë, paraqesin edhe parametër kyç  përmes të cilit do të matet suksesi i integrimeve tona evropiane”, porositi Osmani.

Ai paralajmëroi se për secilën nga fushat e Planit të 18-të reformues do të vijojnë brifingje në prani të ministrave kompetent me qëllim të njoftimit më detajor të opinionit me masat që duhet  të zbatohen  me afate qartë të konfirmuara. Takimi i parë  tashmë është të premten me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe udhëheqësit e institucioneve me kompetenca  në pjesën e sferës së sigurisë me theks të ATO-s. (MIA)

Next Post
Sa janë të njoftuar qytetarët me vlerat e gjelbra dhe ato evropiane

Sa janë të njoftuar qytetarët me vlerat e gjelbra dhe ato evropiane

28 qershori ndër shekuj

2 nëntori gjatë shekujve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom