• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Gruevski deri më 8 nëntor duhet të paraqitet në burgun e Shutkës

October 26, 2018
in BALLINA, LAJME
Për Zaevin të pastra si kristali, për Gruevskin – zgjedhjet më kriminele deri tani
Share on FacebookShare on Twitter

Ish kryeministri Nikolla Gruevski sot në Gjykatën Penale pranoi aktin e udhëzimit që më së voni deri më 8 nëntor duhet  të paraqitet në burg për vuajtjen e dënimit me burg për furnizimin e mercedesit luksoz.

Nga Gjykata Penale informojnë se akti i udhëzimit për vuajtjen e dënimit Gruevskit i është shqiptuar sot në gjykatë, sepse nuk e kishin gjetur në adresën e shtëpisë. Sipas aktit të udhëzimit, ai duhet të lajmërohet në burg në afat prej 13-të ditëve nga dita kur i është shqiptuar akti.

Gjykata e Apelit në Shkup në datën 5 të këtij muaji si të pabazë e refuzoi ankesën e Gruevskit për lëndën “Tanku” dhe në tërësi e konfirmoi aktgjykimin e shkallës së parë për dënimin me burg prej dy viteve.

Gjykata pjesërisht e pranoi ankesën e të akuzuarit ish-ndihmës i ministrit të Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski dhe e ndryshoi pjesën e vendimit për dënimin dhe e dënoi me burg në kohëzgjatje prej katër viteve dhe gjashtë muajve, ndërsa në pjesën e mbetur vendimin e  shkallës së parë e konfirmoi.

Gjykata Penale më 23 maj të këtij viti për furnizimin e “mercedesit” luksoz në vlerë prej 600 mijë eurove, e dënoi të akuzuarin e parë Gjoko Popovskin me gjashtë vite e gjashtë muaj, ndërsa të akuzuarin e dytë Nikolla Gruevskin si nxitës për kryerjen e veprës me dy vite burg. Të dy dorëzuan ankesa për aktgjykimin e shkallës së parë deri te Gjykata e Apelit Shkup.

Në lëndën “Tanku” e dënuar është edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska me gjashtë vite burg. Gjatë furnizimit të “mercedesit” zyrtar Jankullovska e kishte keqpërdoruar pozitën dhe autorizimin zyrtar me çka ishte dëmtuar edhe procedura e tenderit sepse ishte favorizuar një operator ekonomik. Ish-ministrja ishte gjykuar veçmas pas lindjes.

Next Post
Abe: Marrëdhëniet midis Japonisë dhe Kinës janë në “moment historik”

Abe: Marrëdhëniet midis Japonisë dhe Kinës janë në “moment historik”

Një pjesë e amendamenteve kushtetuese sot në Kuvend

Një pjesë e amendamenteve kushtetuese sot në Kuvend

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom