• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Ekspertë të krim teknikës me deklarata në “Monstra”

October 26, 2018
in BALLINA, LAJME
Ahmet Bekir, dëshmitari për rastin “Monstra”, ja rrëfimi në gjykatë se çka ndodhi më 12 prill
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin e Prokurorisë Speciale “Monstra”, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012.

Lënda ndodhet në procedurën e dëshmive, ndërsa në seancën e kaluar dëshmuan dy persona profesional të cilët kanë kryer analiza në lëndën “Monstra”.

Sipas raporteve të ekspertëve të krim-teknikëve të MPB-së, siç është thënë në seancën e 19 tetorit , te Liqeni i Smillkovës është qëlluar me dy pushka “kallashnikov” dhe një pistoletë.

Ekspertët, të punësuar në MPB në krim teknikë, thanë se nuk ja thirrur në vendin e ngjarjes, por materiali u është dërguar në mënyrë të rregullt për analizë në kushte laboratorike. Janë dërguar 21 gëzhoja, tetë predha të hedhura dhe dy pjesë nga predhat. Nga analiza është treguar se gëzhojat janë nga municioni të qëlluara nga dy pushka dhe një pistoletë.

Për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, kur janë vrarë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski,me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit të kaluar i liroi nga burgu të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Azirin dhe ua shqiptoi masat e kujdesit. Pas shfuqizimit të aktgjykimit, rastin “Monstra” e mori Prokuroria Speciale dhe lënda u kthye për rigjykim.

Next Post
Tetë deputetët që votuan “pro” ende e definojnë veprimtarinë e tyre të mëtejshme

Tetë deputetët që votuan “pro” ende e definojnë veprimtarinë e tyre të mëtejshme

PTHP: Paraburgim për katër persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Komunën e Demir Kapi

PTHP: Paraburgim për katër persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Komunën e Demir Kapi

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom