• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

PTHP: Paraburgim për katër persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Komunën e Demir Kapi

October 26, 2018
in BALLINA, LAJME
PTHP: Paraburgim për katër persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Komunën e Demir Kapi
Share on FacebookShare on Twitter

Në bazë të padisë penale të ngritur nga Drejtoria për Polici Financiare, prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit solli vendim për zbatimin e procedurës hetuese kundër katër personave, shtetas të Maqedonisë për keqpërdorim  të pozitës zyrtare. Në propozimin e prokurorit publik kompetent, gjykatësi në procedurën paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 me vendim tre të dyshuarve  iu përcaktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30-të ditëve, ndërsa për të dyshuarin e katërt është përcaktuar masa -arrest shtëpiak.

Siç kumtoi sot Prokuroria Publike,  të dyshuarit akuzohen se kanë kryer vepër penale – keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar. I dyshuari i parë në cilësinë e organit ekzekutiv të komunës, i ndihmuar nga i dyshuari i dytë dhe tretë dhe i nxitur nga i dyshuari i katërt në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2017 e ka keqpërdoruar pozitën dhe autorizimin e tij zyrtar, në atë mënyrë që me të dyshuarin e katërt ka lidh marrëveshje për shitjen e një objekti – ndërtesë e vjetër e rindërtuar e një shkolle dhe  tokë në pronësi të Komunës së Demir Kapisë për vlerë dhjetë herë më të vogël se çmimi real i tregut.

Gjatë shitjes, siç bëhet e ditur në kumtesë, nuk është marr parasysh investimi paraprak gjatë rindërtimit të objektit nga Marrëveshja për grante nga Instrumenti për ndihmë para anëtarësimit   të BE-së të dedikuar për Republikën e Maqedonisë. Në këtë mënyrë i dyshuari i katërt është pajisur me  përfitim të paligjshëm pronësor në dëm të buxhetit të Komunës së Demir Kapisë. Në të njëjtën kohë, i dyshuari i parë gjatë vitit 2017 pa  kompensim ia ka autorizuar fondacionin themelues i të cilit ishte Komuna e Demir Kapisë një të afërmi të tij, me çka i ka mundësuar që të pajiset me përfitim të paligjshëm pronësor, në dëm të Buxhetit të komunës në vlerë prej  4.208.922,00 denarë.

Me veprimet e ndërmarra të dyshuarit e kishin dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë në vlerë prej  5.021.000,00 denarëve dhe buxhetin e Komunës së Demir Kapisë në vlerë prej 10.434.569,00,00 denarëve. (MIA)

Next Post
Kryhet ekspertizë e automjetit që është pjesë e materialit dëshmues për “Monstra”

ADN e katër të pandehurve për rastin "Monstra"

Femicidi në Maqedoni ende nuk është definuar si vepër penale

Femicidi në Maqedoni ende nuk është definuar si vepër penale

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom