Janë zbuluar dy pako të reja të dyshimta, të adresuara deri te përfaqësuesja e Partisë Demokratike nga Kalifornia në Dhomën përfaqësuese të Kongresit të SHBA-së, Maksin Uoters, pohoi Byroja hetuese federale amerikane (FBI).
Pakot kanë karakteristika të ngjashme si dhe pesë tjerat të zbuluara paraprakisht, me mjete shpërthyese të dërguara në adresë të politikanëve dhe mediave.
Autoritetet federale, përmes kumtesës në Tuiter, publikuan se një pako është zbuluar në një depo në Los Anxhelos, pasi paraprakisht Uoters ka informuar se në zyren e saj në Uashington është dërguar pako e dyshimtë.
Një nëpunës i dyshimtë deklaroi se pako-bombat, të cilat janë zbuluar gjatë ditës së djeshme, kanë përmbajtur pluhur dhe xham të thyer në gyp nga PVC materiali të gjatë rreth 15 centimetra, të mbuluara me shirit të zezë. Në to ka pasur edhe bateri e vogël, si për orë. Polici nuk njofton nëse pluhuri ka qenë shpërthyes.
Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi se në Ameirkë nuk ka vend për kërcënime me dhunë politike. Ai me këtë rast premtoi hetim të tërësishëm për pakot e dyshimta, të dërguara për personalitete të njohur politikë në SHBA.
“Tërë fuqia e Administratës sonë do të shfrytëzohet për këtë hetim dhe për nxjerrjen e përgjegjsëve para drejtësisë. Nuk do të kursejmë në resurse dhe harxhime”, tha Tramp.
Ai u porositi amerikanëve se “tani është kur duhet të bashkohemi”.
Zonja e parë e SHBA-së, Melania Tramp porositi se i dënon “të gjitha llojet e kërcënimit dhe dhunës” dhe iu falënderua shërbimeve të sigurisë për “përpjekjet heroike”.
Dje pako të dyshimta, disa prej tyre edhe me bomba, u janë dërguar familjes Klinton, ish presidentit amerikan Barak Obama, në selinë e Si-En-En-it, kompanisë “Tajm uorner”, si dhe shumë tjerave, para së gjithash kundërshtarëve të Trampit. Dy ditë më herët dërgesa të ngjashme janë dërguar edhe në adresë të miliarderit, Xhorxh Soros.
Në incidentet, askush nuk u lëndua.
Tani për tani askush nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për dërgimin e pakove të dyshimta, por burime të afërta me policinë federale vlerësojnë se kjo do të mund të jetë “aksion i koordinuar”.
Pakot janë dërguar në prag të fushatës para zgjedhjeve parlamentare të caktuara më 6 nëntor në SHBA, ku Partia Demokratike shpreson se do të fitojë shumicë në dy dhomat e Kongrsesit, me çka do të mund të garojë me administratën e Trampit. (MIA)