Debate, punëtori dhe filma që fokusohen në tema interesante dhe aktuale në media, për të cilat debatohet në Evropë dhe botë do të mund t’i ndjekë publiku në edicionin e dytë të Festivalit Investigativ të Filmit Shkupi, që fillon sonte në Kinemanë “Kultura.
Në tre ditët e festivalit, dhjetëra mysafirë, gazetarë të shquar investigativ nga mbarë bota do t’i ndajnë përvojat e tyre, ndërsa do të shohim edhe një pjesë e filmave investigativ dokumentar.
“Fillojmë me bisedën me Xhejn Litvenenko nga BuzzFeed News përmes të cilit publiku do të mund të kuptojë si të bëjë dallim midis të vërtetës dhe gënjeshtrës në internet. Do të bisedojmë për verifikimin e fakteve, por edhe për përhapjen e dezinformatave dhe mashtrimeve të shfrytëzuesve të pranishëm në botën onlajn. Pastaj pason filmi për ‘Fejsbuk’-un e Channel 4 i cili do të ofrojë dritare mbi fshehtësitë e këtij rrjeti social”, thotë Kristina Ozimec, drejtoreshë e filmit.
Litvenko në punën e vet fokusohet në tema të lidhura me dezinformatat në internet. Ajo i investigon dhe i analizon përhapjen e lajmeve të rreme, mashtrimeve digjitale dhe të ngjashme.
Temë kryesore e Festivalit është “E vërteta, gënjeshtrat dhe pëlqimet”.
Për herë të parë në festival kemi mysafir nga Google News Lab. Bëhet fjalë për Daniel Zhonsa,i cili do t’i ndajë mundësitë të beglave digjitale bashkëkohore që i kanë në dispozicion gazetarët. Tre gazetarë investigativ nga Gjermania, Anete Dovidajt nga “Uelt”, Folker Shtajnov nga TV-magazini më i vjetër investigativ “Panorama” Oliver Shrem, kryeredaktor, i CORRECT!V, të cilët do tÇi ndajnë sfidat me të cilat po përballet gazetaria investigative në Gjermani, si dhe rreziku nga përhapja e lajmeve të rreme dhe dezinformatave në Evropë.
Dita e dytë e festivalit është dita e Maqedonisë së kushtuar mediave dhe gazetarisë në maqedoni dhe sfidat në terren vendor. (MIA)