• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Aplikimi për furnizues universal me energji elektrike deri më 3 dhjetor

October 25, 2018
in BALLINA, LAJME
Aplikimi për furnizues universal me energji elektrike  deri më 3 dhjetor

bty

Share on FacebookShare on Twitter

Kompanitë furnizuese me energji elektrike më së voni deri më 3 dhjetor duhet të aplikojnë në tenderin publik për zgjedhje të furnizuesit universal me energjinë elektrike që Qeveria e shpalli në shtator, sipas Ligjit të ri për energjetikë.

“Tenderin për zgjedhje të furnizuesit universal e shpalli Qeveria, ndërsa Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) nuk ka informacione  se cilët nga furnizuesit janë të interesuar  të paraqiten në shpallje. Ne vetëm ishim të detyruar t’i përgatisim  kriteret  në bazë të të cilave duhej të shpallet tenderi dhe t’i dorëzojmë deri te Qeveria. Para se t’i dorëzojmë kriteret  deri te Qeveria  organizuam disa mbledhje të përbashkëta  me furnizuesit me qëllim që t’ua prezantojmë kriteret  dhe t’i dëgjojmë vërejtjet e tyre dhe në atë mënyrë t’i përmirësojmë kriteret. Vërejtjet e dhëna i inkorporuam dhe i dorëzuam deri te Qeveria. Nga ai moment deri tani Qeveria e udhëheq atë proces”, deklaroi kryetari i KRE-së Marko Bislimovski.

Ai potencoi se deri te emërimi i furnizuesit të ri universal atë obligim do ta bëjë EVN Maqedoni me qëllim, siç tha,  të sigurohet  në furnizimin  me energji elektrike  të të gjtihë konsumatorëve dhe sipas Ligjit  për Energjetikë.

Nëse askush nuk paraqitet në shpalljen me Ligjin janë parashikuar shumë mënyra, mes të cilave edhe obligimi për shpallje të një tenderi tjetër, si dhe KRE t’i propozojë  Qeverisë  se si të veprojë  në procedurën e mëtutjeshme, përkatësisht nëse do të shkojë  edhe me një tender ose do të bëhen konsultime me furnizues të caktuar”, tha Bislimovski dhe shtoi se shpreson që në tenderet  do të paraqiten furnizues të energjisë elektrike.

Siç potencoi, në Maqedoni për momentin janë aktiv tetë furnizues me energji elektrike të cilët në mënyrë aktive u shesin konsumatorëve, ndërsa janë dhënë mbi 20 licenca për furnizim me energji elektrike.

“Të gjitha parakushtet për  treg konkurues të energjisë elektrike tashmë ekzistojnë  në Maqedoni. Ne jemi vendi i vetëm në rajon në të cilin ka  tetë furnizues aktiv me energji elektrike, ndërsa edhe përqindja jonë e liberalizimit real është më i lartë në rajon”, potencoi Bislimovski.

Potencon se karakteristike që Maqedonia është vendi i vetëm në rajon ku  një kompani private e cila  nuk  ka dalë nga  ndonjë ish ndërmarrje  e integruar vertikale është furnizuesi më i madh me energjinë elektrike të tregut. (MIA)

Next Post
Sulmi në Kuvend nuk është patriotizëm!

Merren parasysh xhirimet nga kamerat në kuvend për 27 prillin

Dita evropiane për drejtësi qytetare

Dita evropiane për drejtësi qytetare

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom