Kategoritë

SHËNDET Nga kanceri i gjirit në vit vdesin 279 gra, nevojiten kontrolle të rregullta

Nga kanceri i gjirit në Maqedoni në vit vdesin 279 gra, apo 27 në 100.000. Numri më i madh i rasteve të vdekjes janë të moshës prej 55 deri në 59 vjet. Parandalimi përfshin vetëkontroll të gjinjve  dhe kontroll mamografik me qëllim që sëmundja të zbulohet në fazën paraklinike. Vitin e kaluar janë regjistruar 218 raste të kancerit në gji te gratë dhe kater te burrat. Pesëmbëdhjetë raste të reja janë paraqitur te gratë e reja në moshën nën 40 vjet.

Kjo u theksua në konferencën për shtyp të Institutit për Shëndet Publik të Republikës së Maqedonisë me rastin e “Tetorit – Muaji për ndërgjegjësim për kancer në gji”.

Udhëheqësi i Sektorit për promovim, analiza dhe ndjekje të sëmundjeve jongjitëse pranë Institutit për Shëndet Publik, prof. dr. Elena Qosevska tha se është hartuar plan i aktiviteteve sipas të cilave kanë përgatitur afishe, broshura dhe udhëzime për vetëkontroll të gjinjve të cilat përmes dhjetëra qendrave për shëndet publik shpërndahen deri te pothuajse të gjitha institucionet shëndetësore.

Sqaroi se kontrolle mamografike bëhen në 22 institucione shëndetësore publike, në Pikat shëndetësore Zhelezarë, nëntë shtëpi shëmdetësore, tetë spitale të përgjithshme, tre qendra klinike dhe në Klinikën Universitare për Radiologji ku ka aparate mamografike digjitale dhe abaloge.

Udhëheqësja e Qendrës për Përpunim Statistikor të të Dhënave, Publicistikë dhe Edukim pranë Institutit për Shëndet Publik, Vjosa Reçica tha se një në çdo tetë gra mund të zhvillohet kancer në gji. Shefja e Departamentit për ndjekjen e sëmundjeve joinfektuese  pranë Institutit, Tanja Lekovska-Stoicovska theksoi se vetëkontrolli i gjinjve duhet të jetë i hollësishëm dhe i rregullt.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Qosevska tha se kur ka filluar programi në lloj të fushatës te një numër i madh i grave kanceri i gjirit ishte diagnostikuar në fazë të përparuar, ndërsa për dallim prej atëherë tani është më i madh numri i grave te të cilat sëmundja diagnostikohet në fazën e parë apo të dytë. (MIA)