• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Pabarazi e lartë gjinore mes burrave dhe grave nëpër komuna

October 22, 2018
in BALLINA, LAJME
Pabarazi e lartë gjinore mes burrave dhe grave nëpër komuna
Share on FacebookShare on Twitter

Dallimet midis burrave dhe grave mbeten në një nivel shumë të lartë në fushat si punësimi, ekonomia dhe pjesëmarrja politike. Nëpër komuna nuk ka akses të mirë në shërbime dhe kushte për gratë siç janë shërbimet e sigurimit shëndetësor, qasjen në kopshtet për fëmijë, institucionet për kujdesin e personave rriturit, ndërsa niveli i investimeve në programet që kanë të bëjnë me barazinë gjinore mbetet mjaftë i ulët, tregojnë të dhënat e Indeksit të barazisë gjinore në komunat e Republikën e Maqedonisë.

Kryetarja e aksionit hulumtues, Marija Bashevska, sqaroi se Indeksi i barazisë gjinore nëpër komuna është tregues i gjendjes të burrave dhe grave në komuna, sepse i përfshinë të gjitha fushat e jetesës, ndërsa i mat edhe disponueshmërinë dhe aksesin në shërbimet nëpër komuna dhe mënyrën me të cilën programohen dhe realizohen programet me përgjegjësi gjinore.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska vlerëson se të gjitha politikat ndikojnë në barazinë gjinore. Ky hulumtim, sipas saj, i konfirmon angazhimet e Qeverisë dhe Ministrisë se politika e ndërtimit të kopshteve për fëmijë në Maqedoni është politikë që ka dhënë efekt edhe në përfshirjen e grave në tregun e punës.

“Indeksi tregon se në komunat në të cilat ka kopshte për fëmijë raporti i grave dhe burrave të punësuar është shtatë kundrejt dhjetë, ndërsa atje ku nuk ka kopshte për fëmijë katër kundrejt dhjetë. Për këtë arsye do të vazhdojmë me hapjen e kopshteve të reja për fëmijë në komunat rurale dhe atje ku deri tani nuk ka pasur. Ajo që gjithashtu ka rëndësi është se me reformat për mbrojtje sociale parashikohet zhvillim i shërbimeve sociale, kujdes për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdes për personat e moshuar të cilët në mënyrë dominuese tradicionalisht u përkasin grave në familje dhe ato nuk dalin në tregun e punës”, tha Carovska.

Sipas të dhënave të indeksit, komunat Qendër dhe Vevçan kanë akses më të mirë në kopshtet për fëmijë, ndërsa më të keq Plasinca, Haraçina dhe Studeniçani.

Me indeksin janë përfshirë 81 komuna dhe puna e tyre në tre fusha kryesore: hendekun gjinor, kushtet adekuate dhe komunat me përgjegjësi gjinore. (MIA)

Next Post
Dimitrov – Palmer: Mbështetje nga SHBA-ja për Marrëveshjen e Prespës dhe anëtarësimin në NATO dhe BE

Dimitrov – Palmer: Mbështetje nga SHBA-ja për Marrëveshjen e Prespës dhe anëtarësimin në NATO dhe BE

Emilia Nacevska dhe Ana Mitreska janë emëruar zëvendës guvernatore të BPRM-së

Emilia Nacevska dhe Ana Mitreska janë emëruar zëvendës guvernatore të BPRM-së

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom