• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Kreditë jofunksionale ende kanë rëndësi të madhe në nivel global

October 19, 2018
in BALLINA, LAJME
Kreditë jofunksionale ende kanë rëndësi të madhe në nivel global
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pas 10 vite pas fillimit të krizës globale, problemi i kredive jofunksionale ende ka rëndësi të madhe në nivel global.

Këtë e theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska – Bezhoska në fjalimin e saj gjatë seminarit “Ballafaqimi me kreditë jofunksionale në BE: aktivitete rregullative dhe mbikëqyrëse” që mbahet në organizim të Organit ballkanik evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nikoqir i të cilit është BPRM.

Ajo potencoi se ballafaqimi i drejtë me këtë problem dhe zhvillimi i mekanizmave parandalues janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për funksionimin dhe rritjen e pandërprerë të aktivitetit të bankave.

Mes tjerash, Angellovska – Bezhoska iu referua edhe përvojës të Maqedonisë, duke e potencuar nivelin relativisht më të ulët të plasmanëve jofunksionale në krahasim me rajonin.

Duke e pasur parasysh ndikimin negativ të cilin e kanë kreditë jofunksionale mbi funksionimin e bankave në nivel ndërkombëtar, në seminar do të prezantohen aktivitetet më të rëndësishme të ndërmarra brenda BE-së për zgjidhjen e kredive jofunksionale, si nga aspekti i ndryshimeve (propozimet për ndryshime) në rregulloren ekzistuese bankare, ashtu edhe në drejtim të aktiviteteve mbikëqyrëse për ballafaqim me shumën ende të lartë të kredive jofunksionale tek institucionet e kredive, shkruan në komunikatën e BPRM.

Në seminar do të marrin pjesë përfaqësues të organeve rregullatore dhe mbikëqyrëse nga Shqipëria, Sllovenia, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Republika Sërpska dhe Maqedonia. (MIA)

Next Post
Grekët të ndarë lidhur me realizimin e Marrëveshjes së Prespës

Grekët të ndarë lidhur me realizimin e Marrëveshjes së Prespës

Ndryshime dhe plotësime në Kodin penal

Ndryshime dhe plotësime në Kodin penal

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom