• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Grekët të ndarë lidhur me realizimin e Marrëveshjes së Prespës

October 19, 2018
in BALLINA, LAJME
Grekët të ndarë lidhur me realizimin e Marrëveshjes së Prespës
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm një për qind është dallimi mes atyre që konsiderojnë se do të realizohet dhe atyre që konsiderojnë se nuk do të zbatohet Marrëveshja e Prespës, tregon hulumtimi i fundit i mendimit publik në Greqi, kryer nga agjencia “Puls” për televizionin grek “Skaj”.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, në pyetjen: “Nga ajo që e dini apo që e keni dëgjuar deri më tani, sipas mendimit tuaj, a do të përfundohet Marrëveshja e Prespës me IRJM-në?”, 44 për qind e të anketuarve dhanë përgjigje negative (31 për qind “sipas të gjitha gjasave jo”, 13 për qind “siguriosht jo”), ndërsa 43 për qind përgjigje pozitive  (33 për qind u përgjigjën “sipas të gjitha gjasave po”, 10 për qind “sigurisht po”).

Gjatë analizës së këtyre rezultateve, sipas votës së dhënë në zgjedhjet e fundit në shtator të vitit 2015, votuesit e SYRIZA-s janë ata të cilët besojnë se zgjidhja mes dy vendeve do të ektë përfundim të suksesshëm, përderisa ndërkaq gjashtë prej 10 votuesve të Demokracisë së Re kanë dhënë përgjigje negative.

Nga votuesit e SYRIZA-s, 58 për qind (39 për qind “sipas të gjtiha gjasave po” dhe 19 për qind “sigurisht po”) dhanë përgjigje pozitive, ndërsa 35 për qind përgjigje negative.

Nga partia më e madhe opozitare, vetëm 30 për qind konsiderojnë se Marrëveshja e Prespës do të përfundohet, prëderisa, ndërkaq, 64 për qind (45 për qind “sipas të gjitha gjasave jo”, 19 për qind “sigurisht jo”) japin vlerësim negativ.

Lidhur me orarin e forcave në skenën politike greke, Demorkacia e Re edhe më tutje është në epërsi ndaj SYRIZA-s për 10 për qind dallim. partia opozitare, sipas hulumtimit të agjencisë “Puls” për televizionin grek “Skaj”, merr 31 për qind, ndërsa partia në pushtet 21 për qind.

Agimi i Artë është stabil në pozitën e tretë me 7,5 për qind, ndërsa pas tij janë Lëvizja për ndryshim (shtatë për qind), partia komuniste (gjashtë për qind) Potami dhe Lidhja e centralistëve (1,5 qind), përderisa, ndërkaq, partneri aktual i koalicionit në Qeverinë greke, Grekët e Pavarur, merr vetëm një për qind, e me atë edhe nuk siguron hyrje në Parlament.

Hulumtimi i mendimit publik i agjencisë “Plus” për televizionin grek “Skaj” ishte bërë mes 14 dhe 16 tetorit, në mbarë territorin e Greqisë, ndërsa përmes telefonit u anketuan 1.355 persona me të drejtë vote. (MIA)

Next Post
Ndryshime dhe plotësime në Kodin penal

Ndryshime dhe plotësime në Kodin penal

BeH nuk e mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

BeH nuk e mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom