• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

SHGM e dënon ndalimin e Tellmës për komentim në internet

October 17, 2018
in BALLINA, LAJME
SHGM e dënon ndalimin e Tellmës për komentim në internet

WASHINGTON, DC - JANUARY 19: Reporters use laptop computers, iPads and ink and paper to take notes during a panel discussion organized by NetCoalition about the Protection IP Act (PIPA) and the Stop Online Privacy Act (SOPA) at the U.S. Capitol January 19, 2012 in Washington, DC. Opposed to SOPA and PIPA in their current forms, NetCoalition is a lobying group representing Internet and technology companies, including Google, Yahoo!, Amazon.com, eBay, IAC, Bloomberg LP, Expedia and Wikipedia. Chip Somodevilla/Getty Images/AFP

Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër praktikën e Atanas Kirovskit, drejtor dhe kryeredaktor i televizionit Telma, i cili gazetarëve të televizionit iu ndalon të publikojnë çfarëdo komente, mendime dhe analiza në rrjetet sociale dhe iu kërcënohet me dënime nëse nuk e respektojnë këtë urdhër.

Ndalimi i përgjithshëm dhe arbitrar i çdo lloj komenteve dhe mendimeve të gazetarëve në rrjetet sociale duke u thirrur në respektimin e “neutralitetin” e ashtuquajtur për proceset politike, paraqet shkelje më brutale të lirisë së të shprehurit, e cila është e garantuar sipas legjislacionit vendor dhe ndërkombëtar.

Shoqata thekson se ndalesa paraqet shembull eklatant i censurës në internet, dhe ai ka për qëllim të nxitë vetë-censurimin te gazetarët e TV Telmës, në mënyrë që të përshtatin raportimin e tyre sipas qejfit të kryeredaktorit Kirovski.

“Në botë ekzistojnë praktika ku gazetarët thirren të përmbahen nga komentimi i proceseve politike në rrjetet sociale me qëllim që të ruhet reputacioni e mediumit dhe kjo gjë më së shpeshti praktikohet në serviset publike radiodifuzive”, shton SHGM.

Megjithatë, kufizimi i tillë është parashikuar në Kodet etike të brendshme të mediumeve, të cilët janë të publikuara dhe ku qartë precizohet për cilët gazetarë vlen dhe në çfarë situata mund të praktikohen kufizimet.

“Vet fakti se ndalimi për komentim në rrjetet sociale nuk e përfshinë edhe drejtorin dhe kryeredaktorin e televizionit Telma, tregon se praktika nuk është e formalizuar nëpërmjet të miratimit të një aktit të brendshëm, por është vendim arbitrar, i cili është selektiv dhe diskriminues. Qëllimi i këtij ndalimi, parimisht nuk ka të bëjë me ruajtjen e reputacionit të televizionit, por të kontrollohet liria gazetareske”, thekson SHGM.

Publikisht kërkojmë nga drejtori Kirovski të tërheq ndalimin sepse me vendime të tilla të paarsyeshme kufizohet shprehja gazetareske që do të ndikojë në mënyrë negative në cilësinë e programit dhe reputacionit të televizionit Telma në opinion, përderisa ajo pretendon të jetë medium i lirë dhe profesional. (MIA)

Next Post
Deputetët e VMRO-DPMNE heqin dorë nga debati në Parlament, do të votojnë kundër ndryshimeve kushtetuese

Deputetët e VMRO-DPMNE heqin dorë nga debati në Parlament, do të votojnë kundër ndryshimeve kushtetuese

4 shtatori ndër shekuj

18 tetori ndër shekuj

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom