• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

18 tetori ndër shekuj

October 18, 2018
in BALLINA, LAJME
4 shtatori ndër shekuj
Share on FacebookShare on Twitter

1760. – Lindi Klod Anri Sen Simon, socialist, utopist dhe filozof francez. Pa marrë parasysh të kuptuarit idealist të forcave të zhvillimit shoqëror, ai u afrua deri te kuptimi material i historisë. Vdiq më 19 maj të vitit 1825.

1797. – Nënshkruhet traktati “Campo Formio”, i cili parashikonte marrëveshje paqeje midis Francës dhe Austrisë.

1849. – Vdes nga tuberkulozi në Paris, Frederik Shopen, kompozitor i famshëm dhe pianist romantik polak.

1854. – Filloi rrethimi i Sebastopolit. 60 mijë trupa e rrethuan dhe pas 11 muajsh morën bazën kryesore detare ruse në Detin e Zi.

1902. – Prodhohet kadillaku i parë në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1915. – Lindi Artur Miller, dramaturg i madh amerikan. Në veprat e tij përfshihen “Vdekja e një komisioneri” dhe “Dhoma me pamje”. Artur Miller ishte edhe një nga bashkëshortët e aktores së famshme amerikane, Merylin Monroe.

1956. – Mbretëresha Elisabet përuron centralin e parë bërthamor në Calder Hall.

1961. – Algjerianët demonstrojnë në Paris kundër sundimit kolonial dhe përballen me policinë. Autoritetet thanë se vetëm tre persona gjetën vdekjen, ndërsa grupimi i të drejtave të njeriut insistoi që kjo shifer ishte mbi 240.

1970. – Presidenti Alvar Sadat emërohet president i Egjiptit. Ai zuri vendin e Gamal Abdel Nasser.

1989. – Tërmeti më i fortë që nga viti 1906 godet zonën e gjirit të San Franciskos. Me epiqëndër në Santa Kruz, 80 kilometra në jug të San Franciskos dhe me një fuqi prej 6.9 sipas shkalles Rihter, ai shkaktoi vdekjen e 67 personave dhe 600 të plagosur.

1994. – Në konferencën e Organizatës Financiare Botërore të komisioneve pr letra me vlerë (IOSKO), që u mbaj në Tokio nga 16 e deri më 22 tetor, Republika e Maqedonisë është pranuar për anëtare fuqiplotë.

1994. – Jordania dhe Izraeli fillojnë një traktat historik paqeje, duke i dhënë fund gjendjes së luftës 46 vjeçare midis tyre.

1998. – Ish diktatori kilian, Augusto Pinoçet, arrestohet në Londër ku kishte shkuar të bënte një operacion. Ky arrestim pasoi një kërkesë për ekstradim nga ana e Spanjës.

2003. – India arriti të dërgojë në orbitë, në hapësirë, një satelit vëzhgues shkencor 1 360 kg. Raketa PSLV-C5 u nis nga një qendër hapësinore që ndodhet në Sriharikota.

2006. – Të paktën 60 persona janë lënduar, 15 nga të cilët në gjendje kritike kur u përplasën dy trena në një metro në stacionin qendror në Romë.

(MIA)
Next Post
Parashikimi i motit

Diell dhe erë e dobët juglindore

Seanca të reja për “Titanik” dhe “Titanik 3”

Seanca të reja për “Titanik” dhe “Titanik 3”

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom