Konferencë ndërkombëtare InnoDays – Inovacione, kontekst, bashkëpunim dhe kapacitete në Zonën Ballkanike të Mesdheut do të mbahet sot në Shkup. Konferenca është pjesë e projektit InoPlatform financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet në pesë vendet e Zonës Ballkanike të Mesdheut.
Bartës i projektit është Qendra për menaxhim me dituri nga Maqedonia, ndërsa parterë të tjerë janë Computer Technology Institute and Press „Diophantus” nga Greqia, UET Centre nga Shqipëria, Burgas Free University nga Bullgaria, Limassol Chamber of Commerce and Industry nga Qiproja dhe Association of Information Technology Companies of Northern Greece nga Greqia.
Konferencën duhet ta hapin ministri pa resor Zoran Shapuriç i obliguar për Rregullativë për përmirësimin e klimës së investimeve për ndërmarrjet vendase dhe Andriana Bogdanovska, menaxher i projektit InoPlatform. (MIA)

