• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Drejtësi, liri dhe siguri – Kapitulli 24

October 15, 2018
in BALLINA, LAJME
Drejtësi, liri dhe siguri – Kapitulli 24
Share on FacebookShare on Twitter

“Rrjedhat emigruese dhe sfidat e sigurisë” është tema e Sesionit të tretë të Grupit punues 4 (Drejtësi, liri dhe siguri – Kapitulli 24) nga Konventa kombëtare për Bashkim Evropian në Republikën e Maqedonisë (KKEU-MK), që do të mbahet sot në Klubin e deputetëve në Shkup.

Në debat do të kyçen sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Magdalena Nestorovska, Andrej Lepavcoc nga Unioni Panevropian në Shkup si dhe profesorët nga Universiteti i EJL-së, Blerim Reka dhe nga Fakulteti i Sigurisë në kuadër të UCM-së, Tërpe Stojanovski. Mysafir special në konventë është eksperti sllovak për migrime, Mirosllav Hovançik, nga Sektori për analiza dhe rrezik dhe statistikë, i cili pritet të japë analizë për migrimin ilegal në Republikën e Sllovakisë.

Sipas organizatorit, qëllimi i këtij sesioni është ta kyç opinionin profesional në debatin në të cilin do të debatohet për rëndësinë e problematikës lidhur me çështjet për valë të re eventuale migruese nëpër rutat e vjetra si edhe hapjen e rutave të reja. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet aspekteve të sigurisë të migrimit ilegal, i cili vazhdimisht zhvillohet nëpër territorin e RM-së. Në fund të sesionit pritet të sillen rekomandime.

KKEU-MK është forum i hapur dhe i vazhdueshëm i dialogut për çështje të cilat shkojnë në dobi të reformave dhe dialogut inkuadrues për integrimin e Republikës së Maqedonisë drejt BE-së. (MIA)

Next Post
Dita ndërkombëtare e Shkopit të bardhë

Dita ndërkombëtare e Shkopit të bardhë

Ankesë për “Banka postare”

Ankesë për "Banka postare"

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom