Prokuroria Publike Speciale mbrëmë dorëzoi ankesë në Gjykatën Themelore Shkup 1 për vendimin e saj për të mos pranuar paraburgimin për tre të dyshuarit e lëndës “Banka postare”.
Sipas PPS-së ankesa parashtrohet për vendimin e gjykatës që t’u caktohet masë parandalimi – të paraqiten në stacion policor njëherë në javë Tome Glavçev nga Gjevgjelia dhe Ratko Dimitrovski nga Koçani për arsye se PPS vlerëson se të dy periudhën e kaluar kanë ndikuar ndaj dëshmitarëve, kanë pasur pronë dhe shpesh kanë udhëtuar dhe kështu ekziston rreziku prej arratisjes së tyre.
Për Kole Smilevskin drejtorin e bankës, PPS nuk dorëzon ankesë, para së gjithash për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Prokuroria Publike Speciale pardje kërkoi përcaktimin e masës së paraburgimit për tre personat e lëndës “Banka postare”. Të tre personat janë shoqëruar në polici dhe pas marrjes në pyetje dhe vlerësimit të fakteve dhe provave të dorëzuara në propozim, gjykatësi i procedurës paraprake solli vendime me të cilat u caktohet masa e parandalimit.
Prokuroria Publike për ndjekjen e veprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve hapi hetim të ri me emër të koduar “Banka postare”. Bëhet fjalë për hetim financiar me të cilin dyshohen gjithsej nëntë persona.

