Prej sot fillon sezoni ngrohës për konsumatorët e kompanisë BEG. Konsumatorët e lidhur me sistemin e ngrohjes qendrore do të përdorin energji termike deri më 15 prill 2019.
Në këtë periudhë shpërndarja e energjisë termike kryhet sipas rregullave dhe diagrameve të vendosura strikte varësisht nga kushtet atmosferike dhe temperaturat e jashtme. Këto rregulla dhe diagrame janë përcaktuar në rregulloren për shpërndarjen e ngrohjes deri tek konsumatorët e miratuar nga Komisioni Rregullator Energjetik i Republikës së Maqedonisë.
Nëse temperaturat e jashtme janë më të ulëta, gjatë periudhës së rregullt do furnizohet sasi më e madhe e energjisë ngrohëse dhe anasjelltas, ashtu që konsumatorët kanë siguruar kushte komode dhe shtëpi të nxehta sipas standardeve, gjegjësisht temperatura në shtëpi jo më të ulëta prej 20 +1 gradë Celsius. Në kushte të caktuara atmosferike, në mot mjaftueshëm të ngrohtë, kur nuk ka nevojë për ngrohje, do të ndërpritet shpërndarja e energjisë termike në periudhat me temperatura të larta të jashtme, ndërsa menjëherë pas uljes së temperaturave të jashtme nën vlerat e specifikuara ngrohja përsëri do të kyçet. Gjatë shpërndarjes të energjisë termike sigurohet konsumimi optimal i energjisë ngrohëse me shpenzime minimale për ngrohjen e konsumatorëve, theksojnë nga BEG.
Informojnë se gjatë këtij viti në krahasim me vitin e kaluar numri i konsumatorëve të rinj është rritur, ndërsa tendenca e rilidhjes është falë komoditetit të lartë të cilin e fitojnë konsumatorët për çmim më të mirë, në përputhje me të gjitha standardet ekologjike.
Si rezultat i modernizimit të vazhdueshëm të sistemit për ngrohje qendrore, cilësia e shërbimeve dukshëm është përmirësuar.
Konsumatorët kanë edhe mbështetje shtesë përmes shërbimit “Shërbimi im”. Ekipet profesionale të “Shërbimi im” deri më tani kanë kryer më shumë se 4.000 intervenime. Intervenime më të shpeshta janë kyçjet në sistemin për ngrohje qendrore, ndërrimin e trupave ngrohëse, intervenimin në instalimin vertikal të ndërtesave, intervenimin në dollap, pastrimin dhe shqyrtimin e instalimit të brendshëm etj, theksojnë nga BEG. (MIA)
