• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

12 tetori ndër shekuj

October 12, 2018
in BALLINA, LAJME
25 qershori ndër shekuj
Share on FacebookShare on Twitter

Kristofor Kolombi bën zbarkimin e tij të parë në Botën e Re. Mbas një lundrimi prej 33 ditësh, nga ishujt Kanarie, ekuipazhi i tij zbarkon në Bahamas, duke menduar se kishte zbuluar Azinë.

1518. – Kur filluan proceset ndaj Martin Luterit, të akuzuar për herezi, ai u detyrua të shkonte në Asamblenë e Augsburgut. Atje, Luteri refuzoi të hiqte dorë nga pikëpamjet e tij, refuzim i cili u bë gjatë një debati me kardinalin Cajetan.

1811. – Paraguai shpalli pavarësi nga Spanja dhe Argjentina.

1822. – Brazili shpall pavarësinë nga Portugalia.

1879. – Emigrantët shqiptarë në Stamboll themeluan “Shoqerinë e të shtypurit të shkronjave shqip”, e cila luajti një rol të madh në emancipimin kulturor të popullit tonë. Këshilli qëndror i shoqatës kryesohej nga Sami Frashëri.

1928. – E para “Mushkëri e hekurt” aplikohet në spitalin e fëmijëve në Boston. Ajo u përdor në një pacient që vuante nga poliomeliti.

1935. – Lindi Luçano Pavaroti, tenori popullor italian i njohur në mbarë botën.

1940. – Tom Miks, aktor amerikan i filmit pa zë, vdes në një aksident automobilistik në Arizona. Ai pati shumë sukses dhe u bë kauboji më popullor i kinemasë pa zë.

1960. – Udhëheqësi sovjetik Nikita Krushov, i zemëruar gjatë një debati në OKB rreth problemit të kolonializmit, heq këpucën e tij dhe e përplas disa herë në tavolinë.

1964. – Bashkimi Sovjetik lëshon anijen e tij kozmike ‘Voskhod-1’ në orbitë. Ajo ishte e para anije kozmike që mbante një ekuipazh.

1978. – U hapën në Uashington nga Presidenti i SHBA, Xhimi Karter, negociatat e traktatit të paqes midis Egjiptit dhe Izraelit.

1992. – Një tërmet prej 5.9 shkallë Rihter goditi Kajron, duke shkaktuar vdekjen e 552 vetë dhe plagosjen e 10.000 të tjerëve. Epiqendra e tij nuk ishte shumë larg piramidave të Gizës dhe Sfinksit.

1993. – Mbretëria e Belgjikës e njohi Republikën e Maqedonisë.

1993. – Republika Popullore e Kinës e njohi Republikën e Maqedonisë.

1996. – Vdiq në moshën 92-vjeçare Rene Lakost, tenisti i fundit nga “4 moskëtierët” franceze që dominuan botën e tenisit të viteve ’20.

1999. – Ushtria e Pakistanit, nën komandën e shefit të shtabit, gjeneral Pervez Musharaf, mori pushtetin në vend me një grusht shteti paqësor. Kjo pas përpjekjes së Kryeministrit Nawaz Sharif për të goditur Musharrafin.

2012. – Bashkimi Evropian është fituesi i sivjetshëm i Çmimit Nobel, për meritat për bashkimin e kontinentit evropian.

Next Post
Anëtarësimi në NATO alternativa e vetme

Anëtarësimi në NATO alternativa e vetme

Seanca të reja për lëndët “Trajetorja” dhe “Titanik 3”

Seanca të reja për lëndët "Trajetorja" dhe "Titanik 3"

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom