• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Anëtarësimi në NATO alternativa e vetme

October 12, 2018
in BALLINA, LAJME
Anëtarësimi në NATO alternativa e vetme
Share on FacebookShare on Twitter

Për momentin, dihet tema kryesore për ndryshimet kushtetuese – anëtarësimi në NATO dhe Bashkim Evropian. Mendojmë se nuk është momenti që këtë agjendë ta ngarkojmë edhe me çështje të tjera, pasi synimi i të gjithë neve është realizimi final i qëllimit – anëtarësimi në NATO, shprehet  ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi në emisionin Rruga Drejt në Alsat-M.

Ai gjithashtu ka shtuar se, i madh e i vogël e dinë tashmë se strategjia e BDI-së dhe liderit Ali Ahmeti është anëtarësimi në NATO dhe BE dhe në momentet kyçe, askush nga BDI nuk dëshiron që për pikë politike, të hapë çështje të tjera.

“Bashkimi Demokratik për Integrim është parti serioze, e përgjegjshme me përcaktime të qarta programore dhe politike dhe i mbështesim këto ndryshime kushtetuese, pa e ngarkuar situatën edhe më shumë me kërkesa të tjera. Anëtarësimi në NATO dhe në BE është qëllimi i qytetarëve të vendit dhe ky është edhe synimi ynë”, tha Ademi, sipas të cilit, për momentin, shumë më me rëndësi është miratimi i ndryshimeve kushtetuese që sjell NATO-ja sesa agjenda të tjera politike të brendshme.

Sipas Ademit, realiteti,relacionet, gjeopolitika dhe interesat strategjike janë në radhë të parë në këto momente.

“Agjendën nuk duhet ta ngarkojmë me tendencë për të komplikuar situatën ashtu edhe të komplikuar. Ne duhet t’i inkurajojmë deputetët të votojnë ndryshimet kushtetuese, sepse kjo hap rrugën drejt të ardhmes të ndritur”, tha Ademi, duke përsëritur se është optimist në sigurimin e dy të tretave të votave për ndryshimet kushtetuese. (MIA)

Next Post
Seanca të reja për lëndët “Trajetorja” dhe “Titanik 3”

Seanca të reja për lëndët "Trajetorja" dhe "Titanik 3"

Edicioni i dytë i “Drim Short Film Festival” në Strugë

Edicioni i dytë i "Drim Short Film Festival" në Strugë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom