• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Kërcënohen deputetë të VMRO-DPMNE që duan të votojnë Marrëveshjen e Prespës

October 9, 2018
in BALLINA, LAJME
Analizë javore: Maqedonia një hap para Qeverisë së re?
Share on FacebookShare on Twitter

Eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han, në intervistë për “Standardin” austriak  thotë se është i njohur me kanosjet nga ana e opozitës kundër deputetëve që dëshirojnë ta dalin nga vija partiake dhe ta përkrahin Marrëveshjen me Greqinë në Kuvend. Ai nga VMRO-DPMNE-ja  kërkoi që të heqin dorë, nga siç tha ai, qasja konstruktive dhe interesat e vendit dhe të qytetarëve t’i vendosin para interesave partiake. Shton se partia do të mbajë tërësisht përgjegjësinë për mbylljen e dyerve të BE-së për Maqedoninë, nëse marrëveshja nuk kalon.

“Kjo është tërësish e papranueshme për një parti e cila thotë se është proevropiane, një parti demokratike”, deklaroi Han.

Ai rikujton se integrimi euroatlantik është qëllim deklarativ i VMRO-DPMNE-së, por se partia këtë duhet që ta tregojë në vepër dhe se Marrëveshja me Greqinë i hap pikërisht dyert për integrimin në BE dhe në NATO.

Për eurokomisarin referendumi ka qenë thjesht konsultativ dhe një shumicë e mirë e qytetarëve u prononcuan “pro”.

“Thirrjet për bojkot dëshmojnë për mungesë të pjekurisë demokratike”, tha eurokomisari.

Johanes Han konsideron se zgjedhjet e parakohshme bartin rrezik për mosrealizimin e afateve të vendosura për Marrëveshjen për emrin dhe thotë se dyshon nëse Greqia do të ketë mundësinë që ta miratojë në Parlamentin e saj. Ai shtoi edhe se zgjedhjet e reja nuk janë garanci për dy të tretën e shumicës të nevojshme.

“Tani ekziston mundësia që duhet të shfrytëzohet, në të kundërt kjo mundësi e vetme që të kalojë Marrëveshja dhe me këtë të hapet rruga për anëtarësim në BE mund të humbet për një kohë të gjatë, mundet të humbet edhe përgjithmonë”, deklaroi Han.

Ai shton se VMRO-DPMNE-ja do të jetë tërësisht përgjegjëse për këtë skenar dhe për mundësinë e humbur që është e rëndësishme jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për tërë rajonin.

Gazeta austriake thekson se momentalisht po zhvillohen disa procese  kundër krerëve të lartë të partisë dhe se krahu i partisë që ende është lojal kundrejt Nikolla Greuvskit po përpiqet të kapitalizojë përmes qëndresës kundër Marrëveshjes së Prespës.

Edhe presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili sipas “Standard”, i përfaqëson interesat ruse, gjithashtu, e kundërshton Marrëveshjen, e cila i hap dyert vendit për anëtarësim në NATO dhe në BE. (MIA)

Next Post
Micotakis: Të rëndësishme janë Kushtetuta, irredentizmi i fqinjëve tanë

Ciprasi ka bërë lëshim kombëtar me gjuhën dhe kombësinë maqedonase

Zhbogar: Maqedonia “Ditë e Evropës” së shpejti ta kremtoj brenda BE-së

Do të jeni më të fuqishëm si pjesë e familjes sonë, mbështetja do të jetë akoma më e madhe

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom