• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Ciprasi ka bërë lëshim kombëtar me gjuhën dhe kombësinë maqedonase

October 9, 2018
in BALLINA, LAJME
Micotakis: Të rëndësishme janë Kushtetuta, irredentizmi i fqinjëve tanë
Share on FacebookShare on Twitter

Aleksis Cipras ka bërë lëshim kombëtar me gjuhën dhe kombësinë maqedonase, si asnjë Qeveri e mëparshme që nuk ka qenë e gatshme ta bëjë, konsideron lideri i Demokracisë së re opozitare, Kirjakos Micotakis.

Gjatë vizitës së tij në qytetet nga Epiri, Arta dhe Preveza, kryetari i partisë më të madhe opozitare ka mbajtur konferencë për shtyp dhe e akuzoi kryeministrin grek se nuk i ka dëgjuar qëndrimet e popullit grek.

“Në qoftë se do të kishe biseduar me popullin grek do ta dëgjoje ndjeshmërinë e tij, shqetësimin e tij dhe nuk do të vazhdoje me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Do të kuptoje se lëshimi për gjuhën dhe kombësisë maqedonase të vendit fqinj paraqet një lëshim shumë të madh të rëndësishëm kombëtar. Lëshim kombëtar siç nuk ishte e gatshme ta bëjë asnjë Qeveri paraprake. Ndërsa e bëri zoti Cipras”, tha lideri i partisë opozitare greke, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Micotakis ka përsëritur se Demokracia e Re, nuk do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës as në Parlamentin e tanishëm, as nëse mbetet për Parlamentin e ardhshëm.

Lideri i Demokracisë së Re, e përsëriti edhe qëndrimin e tij se Marrëveshja e Prespës tashmë prodhon një sërë punësh të përfunduara të cilat “siç shkojnë përpara hapat për implementimin e marrëveshjes, aq bëhet më vështirë të ndryshohen, veçanërisht lidhur me procesin për anëtarësim në NATO”.

Micotakis shtoi se ata i kanë shfrytëzuar të gjitha mjetet që i kanë pasur në dispozicion që të parandalohet nënshkrimi i marrëveshjes dhe e përmendi edhe nismën e parashtruar për votim të mosbesimit të Qeverisë që të gjithë të ndërmarrin përgjegjësi. (MIA)

Next Post
Zhbogar: Maqedonia “Ditë e Evropës” së shpejti ta kremtoj brenda BE-së

Do të jeni më të fuqishëm si pjesë e familjes sonë, mbështetja do të jetë akoma më e madhe

Tetovarët pinë ujë me shije kimikatesh, komuna hesht

Tetovarët pinë ujë me shije kimikatesh, komuna hesht

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom