• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Pres konferencë e Civilit, 12:30: Vëzhguesit evidentojnë votues, numri më i madh i paraqitjeve kanë të bëjnë me administratën zgjedhore

September 30, 2018
in BALLINA, INTEGRIME, LAJME
Pres konferencë e Civilit, 12:30: Vëzhguesit evidentojnë votues, numri më i madh i paraqitjeve kanë të bëjnë me administratën zgjedhore
Share on FacebookShare on Twitter

Raport i Civilit nga vëzhgimi në referendumin deri ora 12.

Në pres konferencën e Civilit u prezantuan një pjesë nga raportet e përpunuara nga terreni deri më ora 12. Rritet numri i rasteve në të cilat vëzhguesit kanë sjellje jokorrekte dhe në kundërshtim me Kodin për vëzhgim, si dhe numri i votuesve që nuk mund të gjenden në Listën e Votuesve. Numri i rasteve për gabime në procedurën dhe veprimeve joligjore në vendvotimet është më i lartë.

Në vendvotimin 2634 në Sh.F. Llazo Trpovski në komunën Karposh, disa qytetarëve nuk u është lejuar të votojnë sepse nuk kanë funksionuar UV llambat. Edhe pse votuesit kanë insistuar të votojnë, nuk u është mundësuar. Pas fjalosjes së shkurtë, qytetarët e mllefosur janë larguar nga vendvotimi, pa e realizuar të drejtën e tyre votuese.

Është e papranueshme, për shkak të gabimit të administratës zgjedhore, t’u pamundësohet e drejta e votimit qytetareve dhe qytetarëve. U bëjmë thirrje qytetarëve të insistojnë në realizimin e tyre për votim. Administrata Zgjedhore e ka për obligim të sigurojë kushte për votim!

Në Gazi Babë, në Sh.F. “25 Maji” kanë munguar qytetarë në listën zgjedhore edhe pse në zgjedhjet e kaluara kanë votuar në atë vendvotim. Një votues është paraqitur me dy letërnjoftime dhe ka tentuar të votojë dy herë dhe pastaj këshilli zgjedhor e ka larguar.

Vëzhguesi nga Çairi, në Vendvotimin 2940 në Sh. F. “Rajko Zhinzifov”, ka paraqitur se një person nuk gjendet në Listën e Votuesve.

Në Sh.F. “Krum Toshev” në Trubarevë, Gazi Babë në Vendvotimin 2532, një votues nuk gjendet në Listën Votuese, ndërsa në Listën nuk gjendet as kryetarja e Këshillit Zgjedhor dhe ajo nuk mundet të votojë.

Një votues në Vendvotimin 2554/1 në Shkollën e mesme “Koço Racin” në Gjorçe Petrov ka lajmlruar se në Listën e Votuesve ka një person të vdekur.

Një qytetare më e moshuar e cila lëviz me ndihmë ortopedike, duhej të ec në këmbë edhe njëqind e ca metra që të afrohet te vendvotimi në Sh.F. Johan Hajnrih Pestaloci në komunën Qendër në Shkup.

Administrata zgjedhor është e obliguar të sigurojë qasje deri te vendvotimet.

Para vendvotimit 1580 në Radovish, në gjimnazin “Kosta Susinov”, vëzhguesi i Civilit ka vërejtur dy persona pa legjitimacione dhe shenja, të cilët i kanë regjistruar votuesit.

Një anëtare e KZ në Vendvotimin 2762 në komunën Kisella Vodë  ka lexuar emrin e një qytetares me zë ë lartë. Kur qytetarja është ankuar, anëtarja e KZ i ka bërtitur dhe ka kërkuar nga vëzhguesja të lajmërohet në KSHZ dhe të pyet nëse është e lejuar t’i emërojë votuesit. Nga KSHZ janë përgjigjur se nuk është e lejuar.

Shkelja e procedurës gjatë votimit mund të kontribuojë ndaj lëndimit të së drejtës votuese. Një votues në vendvotimin 2255/1 në Shtip, gishti tregues i të cilit ka qenë i spërkatur, ndërsa më vonë është kuptuar se nuk gjendet në listën e votuesve. Tani ai nuk mundet të votojë në tjetër vendvotim, pavarësisht nëse do të gjendet në Listën e Votuese, thuhet në raportin e vëzhguesit.  U rekomandojmë votuesve për çdo parregullsi të drejtohen në KKZ, nëse nuk u ndihmojnë nga KZ.

E njëjta i ka ndodhur një qytetareje në shkollën “Bratstvo”, në Taftalixhe 2, në vendvotimin 2614. E kanë spërkatur me sprej para se ta gjejnë në Listën e Votuesve, pastaj kanë vërejtur sse nuk figuron në Lsitën e Votuesve, dhe e kanë dërguar në tjetër vendvotim.

Një vëzhgues nga një organizatë në Vendvotimin 635 në komunën Demir Hisar, qëndron para vendvotimit me listë dhe i regjistron votuesit. I i takon votuesit dhe i pyet nëse dhe si kanë votuar. Në vendin është prezent edhe një polic që nuk reagon për këtë sjellje. Civili e ka emrin dhe mbiemrin e vëzhguesit.

 

Situatë e ngjashme është edhe në gjimnazin “Kosta Susinov” në komunën Radovish, ku para vendvotimit 1580 qëndrojnë dy persona pa shënime ose akreditacione dhe i regjistrojnë votuesit.

Kanali Youtube Kroat Logiçno transmeton drejtpërdrejtë nga vendvotimi në Strumicë, me koment që paraqet propagandë dhe shkelje të heshtjes zgjedhore. Kjo është kundërligjore dhe është punë e policisë.

Në vendvotimin 2843 në komunën Qendët, një vëzhgues i një organizate të caktuar ka komentuar zëshëm për daljen e lartë në  një komunë të caktuar me fjalët:” Atje të gjithë janë “komunjarë!””

Për këtë arsye, Civili edhe një herë apelon deri te të gjithë vëzhguesit të jenë shembull për sjellje korrekte dhe ligjore!

 

Next Post
Konferencë për shtyp e Civilit, 14:30: Persona të paidentifikuar i regjistrojnë votuesit, rrëmujë në Listën e Votuesve, vëzhgues të pa korrektë…

Konferencë për shtyp e Civilit, 14:30: Persona të paidentifikuar i regjistrojnë votuesit, rrëmujë në Listën e Votuesve, vëzhgues të pa korrektë...

Bojkotuesit me padurim po presin festimin para Kuvendit

Bojkotuesit me padurim po presin festimin para Kuvendit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom