Ekipi për analiza dhe koordinim i Civilit ka pranuar edhe një paraqitje për kërcënime ndaj të punësuarve në një kompani private në pjesën jugore të vendit. Pronari i kompanisë u është kërcënuar të punësuarve se nëse dalin të votojnë, do të “fluturojnë” nga puna. Sipas raportit, kjo ka ndodhur sot, gjatë heshtjes para referendumit, gjë që është parregullsi serioze.
Vëzhguesit e Civilit nga terreni informojnë se të punësuarit, në deklaratat e tyre kanë shprehur frikë për vendet e tyre të punës.
CIVIL Media dje publikoi rast në të cilin gjithashtu një pronar i një kompanie private nga pjesa e njëjtë e shtetit u është kërcënuar të punësuarve të mos dalin t votojnë në Referendum. Të dhënat për kompaninë dhe hollësira tjera për këto presione janë të njohura për Civilin, por nuk publikohen për arsye të mbrojtjes së burimit.
Civili u bën thirrje institucioneve të ndërmarrin sanksione ndaj të gjitha subjekteve që e keqpërdorin pozitën e tyre dhe bëjnë presion mbi votuesit në cilin do kontekst.
Ekipi për analiza dhe koordinim i Civilit.