• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Deputeti i arrestuar nga Kosova, Zeka e konsideron arrestim e tij si politik

September 27, 2018
in BALLINA, LAJME, RAJON
Deputeti i arrestuar nga Kosova, Zeka e konsideron arrestim e tij si politik
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti dhe njëherit edhe gazetar i Kosovës, Milaim Zeka, i cili u arrestua dje për shkak të kërcënimeve publike të shqiptuara ndaj prokurorit të Prokurorisë speciale të Kosovës, u deklaroi përfaqësuesve të Këshillit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut (KMDLNJ), të cilët e vizituan në paraburgim, se nuk është maltretuar nga policia, ndërsa arrestimin e konsideron politik.

Siç raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, Zeka u arrestua me urdhër të Prokurorisë publike të Prishtinës, për shkak të kërcënimeve në një intervistë në televizionin T7 ndaj prokurorit special Afrim Shefkiu, i cili e zhvillon lëndën në të cilën deputeti i Iniciativës qeveritare për Kosovën (Nisma) akuzohet për mashtrim me viza.

Zeka në intervistën kontestuese, të hënën në mbrëmje, deklaroi se është është poshtëruar dhe se “do t’i zgjidhë problemet” me Shefkiun dhe “do ta vazhdojë drejtësinë, sipas Kanunit të Lekë Dugagjinit dhe privatisht”.

KMDLNJ-ja joqeveritare kumtoi se Zeka, të cilin e kanë vizituar dje pasdite në paraburgimin në Prishtinë, i ka informuar se është thirr në polici një ditë më parë, ndërsa dje në orën 9:00 vullnetarisht është paraqitur në stacionin e policisë, ku është marrë në pyetje nga dy hetuesit e policisë, të cilët i kanë respektuar të gjitha procedurat e parapara me ligj.

Ai ka vërejtje vetëm në atë që Vendimin e prokurorit për arrestimin e tij së pari e ka dërguar deri tek mediat dhe më pas deri tek hetuesit policor dhe deri tek ai.

Deputeti i partisë qeveritare Nisma, pohon se arrestimi i tij, si dhe aktakuza për mashtrimin e qytetarëve me viza pune për në Gjermani (sipas aktakuzës, 900 persona janë mashtruar dhe dëmtuar me gjithsej 350 mijë euro) ka në prapavijë politike.

“Rasti me vizat më është montuar nga presidenti Hashim Thapi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe prokurori i shtetit Aleksandër Lumezi”, deklaroi Zeka në intervistën në të cilën i quajti kërcënimet ndaj prokurorit Shefkiu, i cili, sipas tij i ka zbatuar urdhrat e funksionarëve të dyshuar shtetërorë. (MIA)

Next Post
Edhe ata që janë kundër do të kenë dobi nga referendumi

Edhe ata që janë kundër do të kenë dobi nga referendumi

Para se të dalim në votim duhet ta dimë për çfarë votojmë

Para se të dalim në votim duhet ta dimë për çfarë votojmë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom