• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Mos mendoni për azil në BE pas heqjes së vizave

September 18, 2018
in BALLINA, LAJME, RAJON
Mos mendoni për azil në BE pas heqjes së vizave
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Parlamentit Evropian (PE), Lukas Mandel u tha qytetarëve të Kosovës se pas liberalizimit të vizave, që pritet gjatë muajve të ardhshëm, për qytetarët e Kosovës nuk ka asnjë shans për azil në Bashkimin Evropian (BE), njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

“Nuk ka asnjë mundësi për azil, sepse Kosova është vend stabil” deklaroi Mandel në sesionin e dytë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë i cili mbahet në Prishtinë.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra duke e vlerësuar tejet të rëndësishëm votimin pro liberalizimit të vizave në Parlamentin Evropian u shpreh se rruga për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave ka qenë mjaft sfiduese.

Delegacioni i Parlamentit Evropian, i udhëhequr nga eurodeputeti kroat Tonino Picula, prej dje po qëndrojnë në Kosovë që të njihen me progresin për përmbushjen e obligimeve nga marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim me Bashkimin Evropian

Në seancën e djeshme të Komisionit Parlamentar mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i cili e shfrytëzoi mundësinë për t’i shprehur falënderim Parlamentit Evropian për votimin e vendimit, javën e kaluar, për liberalizimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës. (MIA)

Tags: Eurodeputetliberalizim i vizaveMandelnuk ka vend për azil
Next Post
Deralla: Standardet dhe kriteret për pranim në polici duhet të rikonsiderohen

Deralla: Standardet dhe kriteret për pranim në polici duhet të rikonsiderohen

Ju fotografoni, por pushteti i ka listat, kujt t’i frikësohemi!?

Ju fotografoni, por pushteti i ka listat, kujt t'i frikësohemi!?

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom