• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Xhejms Matis arriti në Maqedoni

September 17, 2018
in BALLINA, LAJME
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Xhejms Matis arriti në Maqedoni
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis sot në mëngjes arriti në Aeroportin ndërkombëtar “Shkupi”.

Ai u prit nga Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska ku më pas u nis për në Qeveri në takim me Kryeministrin Zoran Zaev. Pas takimit është paraparë deklaratë e përbashkët për mediat.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis javën e kaluar paralajmëroi se do ta vizitojë Maqedoninë që të shprehë mbështetje të qartë për referendumin e ardhshëm për çështjen e emrin, por edhe shqetësimin për shkak të involvimit të mundshëm të Moskës në proces.

“Do të shkoj t’i vizitoj miqtë tanë të Maqedonisë dhe do ta bëj të qartë se SHBA-ja e mbështet popullin e Maqedonisë”, tha Matis në një deklaratë për gazetarët në Pentagon.

Matis theksoi se është i brengosur se Rusia mund të tentojë të përzihet në procesin e referendumit në Maqedoni.

“Nëse keni votim, Moska do të përzihet. Unë jam i shqetësuar për këtë. Përzierja të tillë Rusia ka praktikuar nga Estonia e deri në SHBA, nga Ukraina dhe tani deri në Maqedoni, gjithmonë i përshtatet situatës konkrete”, tha ai.

Për herë të parë në 14 vitet e fundit një sekretar amerikan i Mbrojtjes ndodhet për vizitë në Maqedoni.

“Të hënën për vizitë na vjen njeriu i parë i Pentagonit, njeriu i parë i armatës më të fuqishme në botë, Xhejms Matis, që ndodh për herë të parë në 14 vitet e fundit. Harruam se si duket vizita e ndonjë ministri apo sekretari të Mbrojtjes të SHBA-së, edhe pse ky shtet është partner i yni strategjik politik dhe ushtarak. Kjo tregon se sa i madh është interesi për ne dhe mbështetja për atë që ne e kemi realizuar vitin e fundit”, deklaroi pardje ministrja Shekerinska. (MIA)

Tags: MaqedonivizitëXhejms Matis
Next Post
Ligji për gjuhët nuk sjell përfitime për qytetarët, por vetëm probleme

Askush nuk guxon t'ju tregojë qytetarëve si të veprojnë në ditën e referendumit

Presidenti i Shqipërisë për vizitë në Vatikan

Presidenti i Shqipërisë për vizitë në Vatikan

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom