Kategoritë

QEVERI Matis arriti në Qeveri në bisedime me Zaevin dhe Shekerinskën (video)

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis sot paradite arriti në Qeveri në takim me Kryeministrin Zoran Zaev dhe me Ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Matis me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake u prit para Qeverisë nga Zaev, Shekerinska dhe përfaqësues të tjerë qeveritarë.

Pas bisedimeve të dy delegacioneve parashikohen deklarata të përbashkëta të Zaevit, Matis dhe Shekerinskës.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis sot në mëngjes arriti në Aeroportin ndërkombëtar “Shkupi” dhe pasi u prit nga Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska u nis për në Qeveri në takim me Kryeministrin Zoran Zaev.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis në kuadër të vizitës tha se  vjen në  Maqedoni që të shprehë mbështetje të qartë për referendumin e ardhshëm për çështjen e emrin, por edhe shqetësimin për shkak të involvimit të mundshëm të Moskës në proces.

“Do të shkoj t’i vizitoj miqtë tanë të Maqedonisë dhe do ta bëj të qartë se SHBA-ja e mbështet popullin e Maqedonisë”, tha Matis në një deklaratë për gazetarët në Pentagon.

Matis theksoi se është i shqetësuar se Rusia mund të tentojë të përzihet në procesin e referendumit në Maqedoni.

Xhejms Matis është sekretari i parë amerikan që e viziton Maqedoninë  në 14 vitet e fundit. (MIA)