Vëzhguesit afatgjatë të Civilit kuptojnë se struktura të caktuara në dy komuna po përgatiten që përkohësisht t’i marrin dokumentet personale nga një pjesë e votuesve, me qëllim t’i ndalojnë në referendumin. Sipas raporteve, shënjestër e këtyre aktiviteteve janë qytetare dhe qytetarë më të varfër në komunat nga të cilat arritën këto informata. Këto raporte vijnë nga dy rajone plotësisht të ndryshme në vend. Ndërmerren aktivitete për kontroll të hollësishëm të këtyre informatave në terren. “Nga arsye të kuptueshme, kjo informatë nuk përmban detaje” – informojnë nga Civili.
Më tej, Ekipi për Analiza dhe koordinim (EAK) i Civilit, informon se gjatë ditës do të kontaktohen institucionet relevante dhe misionet e huaja vëzhguese, mes të cilave ODIHR dhe do të informohen me më tepër detaje për gjetjet e vëzhguesve nga terreni.
Civili u bën thirrje të gjithë qytetarëve të paraqesin raste të presioneve të ndryshme. Për paraqitje të parregullsive dhe presioneve, në dispozicion është ueb faqja Zgjedhje të Lira, por munden edhe përmes postës elektronike ([email protected]) me shënim PARAQITJE TË PARREGULLSIVE, ose përmes telefonit: 02 / 520 91 76.
Ekipi për analiza dhe koordinim i Civilit.
Ilustrimi: Mirosllav Stojanoviq – Shuki