• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Kryhet ekspertizë e automjetit që është pjesë e materialit dëshmues për “Monstra”

September 11, 2018
in BALLINA, LAJME
Kryhet ekspertizë e automjetit që është pjesë e materialit dëshmues për “Monstra”
Share on FacebookShare on Twitter

Në pjesën e Agjencisë për menaxhim me pronë të sekuestruar në afërsi të fshatit Milladinovcë të Shkupit, gjykatësit e Gjykatës Penale, Ognen Stavrev dhe Osman Shabani dhe prokurorët e PSP, Fatime Fetai dhe Gavrill Bubeski, kryejnë ekspertizë të automobilit “opel omega”, që është pjesë e materialit dëshmues “Monstra”

Momentalisht verifikohet nëse ka gjurmë balte, nëse mungon ndonjë shirit alumini, ndërsa vërtetohet edhe numri i shasiës.

Në ekspertizë janë të pranishëm edhe të akuzuarit në rastin “Monstra”, si dhe avokatja e familjeve Dafinka Ivanovska.

Në seancat e mëparshme për “Monstrën” ishte marrë në pyetje një dëshmitar i rrezikuar, i cili dha dëshmi nga një hapësirë tjetër me ndryshim të zërit dhe fotografi të mjegulluar.

Në dëshminë e tij, ai tha se në vendin e ngjarjes kishte qenë më 9, 10, 11 dhe 12 prill, ku e kishte parë “Golfin 3” me xhama të zi në disa lokacione të ndryshme, si dhe dy automjete tjera. I pyetur se a kishte qenë atë natë në vendin e ngjarjes, dëshmitari tha po dhe konfirmoi se kishte parë katër trupa. Ai në gjykatë “identifikoi disa persona nga të akuzuarit dhe i përshkroi”.

Mbrojtja shfaqi dyshim në vërtetësinë e dëshmive të tij, sepse siç reaguan, dëshmitari i dëmtuar është konfuz në përgjigjet. Theksojnë se në dëshminë e njëjtë të tij ishte bazuar edhe gjykimi i mëparshëm për lëndën “Monstra” që ishte ndërprerë nga Gjykata Supreme, ndërsa lënda ishte kthyer në vendim të sërishëm.

Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, kur janë vrarë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandër Naçevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm janë dënuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar i ndërpreu gjykimet, i liroi nga paraburgimi të arrestuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa të kujdesit. Pas heqjes së aktgjykimeve, rastin “Monstra” e ndërmori PSP-ja dhe lënda ishte kthyer në gjykim të sërishëm. (MIA)

Tags: automjetdëshmiekspertizeMonstra
Next Post
Bojkotoj “ergo” nuk ekzistoj

Bojkotoj "ergo" nuk ekzistoj

Deralla: Pjesëmarrja e Civilit është vendimtare

Deralla: E rëndësishme është qytetarët të sjellin zgjedhje të informuar!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom