Po zbatohet thirrja e Civilit për vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtë në procesin e Referendumit më 30 shtator 2018. Organizata u bën thirrje të gjithë të qytetarët e moshuar të interesuar të Republikës së Maqedonisë, të aplikojnë më së voni deri të premten, 7 shtator, deri ora 20. Në këtë fazë do të selektohen 72 vëzhgues.
Kandidatët do të marrin përgjigje deri të dielën, 9 shtator, ora 20, dhe menjëherë do të pranojnë udhëzime dhe materiale për punë. Për angazhimin e vëzhguesve, Civili këtë vit arriti të sigurojë honorarë me shumë prej 1.400 deri 4000 denarë për vëzhguesit afatshkurtë, ndërsa vëzhguesit afatgjatë do të pranojnë honorarë prej 12.000 deri 20.000 denarë, varësisht nga pozita dhe intensiteti i detyrave. Një pjesë më e vogël të kandidatëve të seleksionuar do të angazhohen edhe në ekipet për forcimin e vetëdijes publike dhe edukimit qytetar që do t’i udhëheqin anëtarët e ekipit koordinues të Civilit.
Njëkohësisht, gazetarët qytetarë kanë rastin të shpërblehen me një nga dhjetë kuponat me vlerë me shumë prej 1.550 deri 5.700 denarë.
Aplikimi mund të bëhet në mënyrë elektronike, në formularin onlajn KËTU ose përmes mejlit: [email protected], me dërgim të biografisë së shkurtë ( maksimumi një faqe) në të cilën do të paraqitet kontakti dhe numri i letërnjoftimit ( jo numri amë, por numri i letërnjoftimit). Është e obligueshme etiketa: CIVIL – monitorim. Kandidatët mund të aplikojnë në të gjitha gjuhët që fliten në Republikën e Maqedonisë.
Për të gjithë kandidatët është e rëndësishme të dinë se monitorimi nënkupton mobilitet dhe përkushtim, ndërsa në seminaret për trajnime do të jenë të obliguar ta nënshkruajnë Kartën e vëzhguesve të Civilit, sipas cilës ata duhet tu përmbahen parimeve të paanshmërisë dhe objektivitetit. Sipas Kartës, vëzhguesit angazhohen vetëm në CIVIL dhe nuk guxojnë të jenë funksionarë të partive, as anëtarë të organeve me detyrë për zbatimin e referendumit.
Vëzhguesit afatgjatë do të pranojnë udhëzime të fillojnë me punë më 10 shtator, ndërsa vëzhguesit afatshkurtë do të jenë aktivë gjatë heshtjes 48 orëshe, në ditën e referendumit dhe një ditë pas. Ndërkohë, vëzhguesit që janë në terren, do ti intensifikojnë aktivitetet e tyre. Secili vëzhgues do të jetë i obliguar të përfshijë së paku pesë vendvotime gjatë ditës së referendumit.
Përparësi kanë kandidatët që kanë plotësuar Deklaratë për mbështetje të Civilit, gjegjësisht, pajtohen me Kodin e Civilit dhe përcaktimet tjera programore të organizatës.
Kandidatët që nuk do të seleksionohen për vëzhgim afatgjatë, do të kenë mundësi të jenë në rrjetin e vëzhguesve afatshkurtë.
PARAQITJE PËR PJESËMARRJE NË MONITORIMIN E CIVILIT
Më tepër informata në numrat telefonike: 02 / 520 91 76, 075 / 389 698, 075 / 389 699, nga ora 9 deri ora 19.