• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Civili shpalli thirrje për vëzhgues të referendumit

September 4, 2018
in BALLINA, LAJME
Civili shpalli thirrje për vëzhgues të referendumit
Share on FacebookShare on Twitter

Civili i intensifikoi aktivitetet për zbatimin e monitorimin gjithëpërfshirës dhe të pavarur të procesit të referendumit. Organizata i fton të gjithë anëtarët dhe mbështetësit, si dhe të gjithë qytetaret dhe qytetarët e moshuar të Republikës së Maqedonisë, të aplikojnë për vëzhgues afatgjatë ose afatshkurtë.

Të gjithë kandidatët janë të ftuar të aplikojnë më së voni deri të mërkurën, 5 shtator, deri në ora 17. Aplikimi mund të bëhet në mënyrë elektronike, në formularin onlajn KËTU ose përmes mejlit: civil@civil.org.mk me dërgimin e biografisë së shkurtë ( deri një faqe) në të cilën do të shkruhen kontaktet dhe numri i letërnjoftimit ( jo numri amë, por numri i letërnjoftimit). Etiketa: CIVIL – monitorim, është e detyrueshme. Kandidate/ët mund të aplikojnë në cilëndo gjuhë që flitet në Republikën e Maqedonisë.

Për të gjithë kandidatët është e rëndësishme ta dinë se monitorimi i Civilit nënkupton mobilitet dhe përkushtim. Secili vëzhgues do të jetë i obliguar të përfshijë së paku 5 vendvotime gjatë ditës së referendumit.

Vëzhguesit afatgjatë do të fillojnë me punë më 10 shtator, deri më 5 tetor, ndërsa vëzhguesit afatgjatë do të kenë për detyrë të jenë aktivë gjatë heshtjes 48 orëshe në ditën e referendumit dhe ditën pas.

Përparësi kanë kandidate/ët që e kanë plotësuar Deklaratën për mbështetje të Civilit, gjegjësisht, se pajtohen me Kodin e Civilit dhe përcaktimeve tjera programore të organizatës.

Njëkohësisht, vëzhguesit do të jenë të obliguar ta nënshkruajnë  Kodin e vëzhguesve të Civilit dhe të vizitojnë trajnime njëditëshe që do të organizohen gjatë javës së dytë dhe të tretë të shtatorit.

Kandidatët që nuk do të zgjidhen për vëzhgues afatgjatë do të kenë mundësi të jenë në rrjetin e vëzhguesve afatshkurtë.

Tags: APLIKIMcivilmonitorimReferendumvëzhgues
Next Post
Mospajtime politike në Greqi për dokumentin e Uikiliks-it për emrin

Mospajtime politike në Greqi për dokumentin e Uikiliks-it për emrin

Dita e pavarësisë ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë

Dita e pavarësisë ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom