• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

CIVILi kërkon qasje më serioze në ballafaqimin me votuesit fantomë

August 14, 2018
in BALLINA, LAJME
CIVILi kërkon qasje më serioze në ballafaqimin me votuesit fantomë
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ndalojnë paraqitjet e qytetareve dhe qytetarëve për kthimin e fantomëve në Listën zgjedhore. Sot CIVILi përsëri reagon me kumtesë deri te opinion të cilën e përcjellim në tërësi.

Deri tani nga dita e parë nga kontrolli publik në prag të Referendumit, deri te CIVILi erdhën mbi pesëdhjetë paraqitje për probleme. Problemet e vjetra, përkundër bindjeve nga politikanët dhe KSHZ, ende janë evidente. Kjo është thirrje deri te qytetaret dhe qytetarët të reagojnë dhe të paraqitin në CIVIL.

Fantomët e shlyer përsëri janë kthyer në Listën zgjedhore dhe janë akomoduar në mënyrë komode në adresat e qytetareve dhe qytetarëve që u lajmëruan në organizatën tonë. Arrijnë edhe paraqitje për persona të vdekur të cilët ende figurojnë në Listën zgjedhore.

Në një rast, një qytetar na shkruan se menjëherë është lajmëruar në KSHZ të paraqit disa “mysafirë të pa paralajmëruar” në adresën e tij.

Nga atje sikur edhe në proceset e mëparshme zgjedhore, e kanë udhëzuar të lajmërohet në MPB. Nga MPB prap i drejtojnë pas në Komisionin shtetërorë zgjedhor, dhe ashtu deri në pafundësi. Votuesit përsëri e dëgjojnë tregimin e vjetër: gjithmonë dikush tjetër është përgjegjës.

Kolegu ynë Sinisha Stankoviq i cili këtë herë vendosi ta çoj punën deri në fund hasi në rreth të mbyllur nga i cili përfundimi është se paraqitjet nga qytetarët shërbejnë vetëm për kompetentët, të kenë kontroll se “fantomët” janë të diskutueshëm, nëse rastësisht, vijnë përsëri të nxjerrin letra identifikimi ose pasaportë në adresën e njejtë!

CIVILi apelon deri te institucionet të mos luajnë me vullnetin e qytetarëve të cilët kanë vendosur ta kryejnë punën për të cilën të punësuarit e tyre marrin rrogë dhe të reagojnë në paraqitjet e qytetarëve. Gjithashtu CIVILi i thërret qytetaret dhe qytetarët ta shfrytëzojnë mundësinë për kontroll në Listën zgjedhore dhe t’i paraqitin parregullsitë në KSHZ, por edhe të CIVILit, me qëllim të zbatohet kontroll publik në procesin. Kjo mund të bëhet me mesazh në adresën elektronike të CIVILit: civil@civil.org.mk, me shenjë: Listë zgjedhore. Në mesazhin shënojeni emrin dhe mbiemrin e personave realisht ekzistues, adresën, dhe më pas emrat dhe mbiemrat e personave që nuk jetojnë në atë adresë. Në dispozicion është edhe numri i telefonit: 02 / 520 91 /76 prej ora 9 deri 17, çdo ditë pune.

I thërrasim institucionet ta thjeshtëzojnë procesin e zgjidhjes së rasteve që do t’i paraqitin qytetaret dhe qytetarët. Nuk ka pse vetë votuesit ta kryejnë punën e institucioneve, ndërsa pastaj të jenë të shëtitur nga një derë në tjetër, dhe në fund, përsëri të mos zgjidhet problemi!

Tags: civilfantomëKSHZListe zgedhoreMPB
Next Post
MPB: Njeriu i parë i Alfave automjetin e ka 24 orë në dispozicion

MPB: Njeriu i parë i Alfave automjetin e ka 24 orë në dispozicion

Prej nesër në fuqi ndalesa ruse për import të pjeshkave

Prej nesër në fuqi ndalesa ruse për import të pjeshkave

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom