LSDM-ja dhe qytetarët i janë përkushtuar ardhmërisë evropiane, ndërsa VMRO-DPMNE-ja mbrojtjes së krimit, qytetarët zgjedhin ardhmërinë, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
“VMRO-DPMNE-ja nuk mund të pajtohet me atë që qëllimet e tyre të vërteta janë zbuluar. VMRO-DPMNE-ja opozitare është e fokusuar vetëm në mbrojtjen e krimit që 11 vite e zbatonte kryesia e mëparshme e kësaj partie. VMRO-DPMNE-ja nuk mendon as në ardhmërinë e shtetit e as të qytetarëve”, thuhet më tej.
Në kumtesë më tej shtohet se të vërtetën që e publikoi zëvendëskryeministrja dhe zëvendëskryetare e LSDM-së, Radmilla Shekerinska është se 90 për qind e kohës në takimet e liderëve është shpenzuar në kërkesën e VMRO-DPMNE-së për amnisti.
“Interesi i vetëm i VMRO-DPMNE-së në takimet e liderëve nuk ka qenë ardhmëria e Maqedonisë, por fati i kriminelëve të cilët 11 tërboheshin, keqpërdornin, rrëmbenin gjithçka që mund të rrëmbejnë, ndërsa qytetarët i lanë të varfër, në shtet të izoluar dhe në borxh. Vetëm Mickoski dhe udhëheqësia e ngushtë partiake dëshirojnë të kthehen në të kaluarën e errët të krimit, dhunës, mosndëshkimit dhe izolimit. Amnisti për kriminelët nuk do të ketë, secili do të përgjigjet përputhje me ligjet”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. (MIA)