Në Maqedoni në kushte të robërisë moderne jetojnë rreth 18 mijë njerëz apo 8,7 në një mijë shtetas të Maqedonisë janë skllevër, tregon Indeksi global i skllavërisë 2018, i përpunuar nga Kombet e Bashkuara dhe Fondacioni Uallk Fri (Walk Free).
Maqedonia gjendet në vendin e tretë në listën e vendeve të Evropës dhe Azisë Qendrore sipas këtij indikatori. Në këtë grup para neve janë vetëm Turkmenistani dhe Bjellorusia, ndërsa më së miri renditet Luksemburgu, ku vetëm 1,5 nga 1000 persona janë skllevër.
Sa i përket përgjigjes së Qeverisë në lidhje me këtë problem, Maqedonia është vlerësuar me BBB.
“Qeveria i miraton zbaton komponentët kryesorë të përgjigjes gjithëpërfshirëse në disa forma të robërisë moderne, ofron shërbime për mbështetje të viktimave, ka përgjigje të fuqishme ndaj autoriteteve gjyqësore, ka dëshmi për koordinim dhe bashkëpunim dhe mbrojtje për popullatën në nevojë. Qeveritë mund të fillojnë të përballen me problemin e robërisë në procedurat lidhur me furnizimet publike apo tek subjektet afariste në territorin e tyre. Mund të ekzistojnë dëshmi se disa politika qeveritare dhe praktika mund të kriminalizojnë apo rezultatet gjatë deportimit të viktimave”, theksohet në sqarimin për atë çfarë domethënë nota BBB.
Rezultatet nga raporti në nivel botëror, tregojnë se më shumë se 40 milionë për momentin jetojnë në një lloj robërie, ndërsa më së shumti në Azi dhe Afrikë. Por njerëzit në robëri jetojnë në pjesë të botës ku ajo nuk pritet, siç është SHBA-ja, ku në kushte robërie jetojnë rreth 400 mijë njerëz.
Fondacioni Uollk Frio thekson se edhe më tej nuk ekziston definicion ligjor gjithëpërfshirës për robërinë apo skllavërinë moderne, por se shprehja përdoret për përshkrimin e rrethanave specifike të cilat konsiderohen si kyçe për njohjen e robërisë në botën e sotme. Robëria moderne është e vendosur duke i marrë parasysh kriteret në vazhdim: kontrabandimin e njerëzve, punën e dhunshme, robërinë e definuar me Konventën ndërkombëtare për robëri nga viti 1926, robëria e borxhit, martesë e dhunshme dhe puna e fëmijëve.
Vlerësimet në studim bazohen në statistika të ndryshme zyrtare në nivel shtetëror dhe ndërkombëtar, por edhe me biseda me më shumë se 70.000 njerëz.
Të dhënat nga Raporti tregojnë se 71 për qind nga robërit modernë janë gra, ndërsa 29 për qind janë burra. Më shumë se 15 milionë njerëz janë në martesa të dhunshme, që paraqet formë të robërisë, ndërsa rreth 25 milionë janë detyruar të punojnë pa pagesë, liri të lëvizjes dhe të drejtat themelore të njeriut.
Kur bëhet fjalë për shtete konkrete ku numri i madh i njerëzve jetojnë si rob në vendin e parë gjendet Koreja Veriore, më pas vijojnë Eritrea, Burundi, Republika e Afrikës Qendrore dhe Afganistani. Kur bëhet fjalë për shtetet arabe, problem paraqet mungesa e të dhënave relevante, edhe pse ekzistojnë raporte të shumta në media për punë të robërve, por edhe fakti se atje punojnë më shumë se 17 milionë punëtorë të huaj në kushte të këqija.
Puna e robërve, gjithashtu, është mjet i rëndësishëm në ekonominë botërore për çfarë dëshmojnë edhe të dhënat e vendeve anëtare të G-20 për një vit kanë importuar mallra të prodhuara nga puna e robërve me vlerë prej 354 miliardë dollarë. Befason fakti se lap-topët gjenden në vendin e parë në listën e produkteve të krijuara fal punës së robërve. Pas tyre vijojnë rrobat, ndërsa në vendin e tretë janë peshqit, më pas kakao dhe kallam sheqeri, gjegjësisht sheqeri.
Përfundimi i Fondacionit është se është tronditëse se sa robëria moderne është e shpërndarë në shtete të ndryshme të botës. Evropa është e ndarë në bazë të asaj që në të robëria moderne më së paku tolerohet, si dhe se autoritetet reagojnë shpejt ndaj dukurive të tyre dhe sjellin ligje të përshtatshme për luftë kundër robërisë moderne. (MIA)