Kategoritë

ZIMBABVE Zgjedhje të para në Zimbabve pas ndërrimit të Robert Mugabes

Në shtetin afrikan Zimbabve, sot mbahen zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale pas ndërrimit nga pushtetit të presidentit shumëvjeçar të vendit, Robert Mugabe.

Rreth 5,3 milionë qytetarë kanë të drejtë vote, ndërsa me vendim të Gjykatës Kushtetuese, qytetarët që jetojnë jashtë vendit këtë herë nuk do të mund të votojnë.

Për garën për president marrin pjesë gjithsej 23 kandidatë.

Mugabe (94) kryesisht nuk është shfaqur në jetën politike nga nëntori i vitit të kaluar, kur ishte i detyruar të tërhiqet nga funksioni. Por, dje, ai mbajti konferencë për shtyp në të cilën e akuzoi pasardhësin e tij Emerson Mnangagva se e ka robëruar shtetin dhe u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për kundërkandidatin e tij më serioz Nelson Çamisa.

Mendohet se thirrja e Mugabes mund të ketë efekt, veçanërisht në disa nga pjesët e izoluara të vendit ku qytetarët ende mendojnë se ai është president.

Mnangagva premtoi se zgjedhjet do të jenë korrekte dhe për herë të parë në 16 vitet e fundit ftoi vëzhgues të huaj në ditën e votimit. Ai shfaqi shpresë se pas zgjedhjeve do të mund të vijë deri në heqjen e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Zimbabves, të cilat u vendosën për shkak të shkeljes së demokracisë në qeverisjen 37 vjeçare të Mugabes, si dhe për shkak të dëbimit të dhunshëm dhe marrjes së pronave të fermerëve të mbetur të racës së bardhë në shtet. (MIA)