• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Përfundon identifikimi i të vdekurve nga zjarri në Greqi

July 27, 2018
in BALLINA, LAJME
Përfundon identifikimi i të vdekurve nga zjarri në Greqi
Share on FacebookShare on Twitter

Pritet gjatë ditës të përfundojë procesi i identifikimit të trupave të të vdekurve nga zjarri katastrofal në Greqi, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Gjatë ditës së djeshme, sipas specialistit për mjekësi ligjore, Ilias Bojokas janë identifikuar 74-75 trupa, ndërsa në pjesën më të madhe të rasteve, trupat tërësisht janë djegur dhe karbonizuar.

“Disa kanë vetëm djegie, por shumica janë karbonizuar. Trupat nuk mund të njihen. Njihen vetëm ata të cilët ishin gjetur në det”, thotë Bojokas dhe shton se  gjejnë gjëra personale, si për shembull kryqe dhe unaza, por identifikimi bëhet  vetëm përmes analizave të ADN-së.

Bojokas thotë se ky është një nga rastet më të rënda me të cilat përballen specialistët e mjekësisë ligjore.

Me identifikimin e trupave të djegur kanë pasur përvojë në vitin 2005 pas fatkeqësisë së aeroplanit me një aeroplan qipriot “Heliot” por edhe përveç asaj  që atëherë ka pasur 121 persona të vdekur, megjithatë ai thotë se rasti konkret është më i rëndë sepse atëherë në ndonjë mënyrë “ishin të përgatur psikologjikisht”.

“Kjo nuk ka kurrfarë lidhje me “Helios”, dhe kjo ishte e rëndë, por disi ishte e pritur, nën thonjëza e pritur, psikologjikisht e pritur, sepse e di  se është fatkeqësi e aeroplanit i cili është rrëzuar. Këtu, vetëm për disa orë, të mos them vetëm për një orë u humbën aq jetë dhe ne dëgjojmë për nënën që i ka humbur fëmijët dhe burrin, për një burrë i cili i ka humbur dy vajzat e tij dhe i kërkon, dëgjojmë punë të tilla dhe e kuptoni se kjo shkakton stuhi shumë të fuqishme të ndjenjave”, sqaron Bojokas.

Pasi të përfundojë procesi i identifikimit, pritet specialistët e Departamentit për mjekësi ligjore të Universitetit të Athinës, t’i tregojnë të dhënat rreth asaj se sa nga viktimat janë fëmijë. (MIA)

Tags: identifikimi i viktimave nga zjarri në Greqi
Next Post
Ndërroi jetë Adem Demaçi, “Mandela i Kosovës”

Ndërroi jetë Adem Demaçi, "Mandela i Kosovës"

Hapje e shtëpive të vogla grupore në Shkup

Hapje e shtëpive të vogla grupore në Shkup

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom