• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Ndërroi jetë Adem Demaçi, “Mandela i Kosovës”

July 27, 2018
in BALLINA, LAJME
Ndërroi jetë Adem Demaçi, “Mandela i Kosovës”
Share on FacebookShare on Twitter

Aktivisti dhe i burgosuri shumëvjeçar politik në kohën e ish Jugosllavisë, Adem Demaçi, ka ndërruar jetë dje pasdite në Prishtinë, në moshë 82 vjeçare. Lajmin për vdekjen e Demaçit e shpalli nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti,  dje në seancën e pasdites.

Adem Demaçi quhet edhe “Mandela i Kosovës” për shkak të angazhimit të tij për paqe dhe vlerat demokratike. Nga viti 1963 bashkë me disa shkrimtarë dhe intelektualë e formuan “Lëvizjen revolucionare për bashkimin e Shqiptarëve”, për të cilën u dënua disa herë me burg ( gjithsej 28 vite burg). Demaçi ka shkruar edhe romane, ndërsa vepra e tij më e njohur është “Gjarpërijtë e gjakut”, për të cilin u dënua me burg nga pushteti komunist jugosllav.

Pas lirimit nga burgu, në vitin 1990, Demaçi u bë kryetar i Këshillit për të drejtat dhe liritë në Kosovë, anëtar aktiv në disa parti politike, si dhe përfaqësues politik i UÇK gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998-99. Në vitin 1991 shpërblehet me çmimin Saharov për liri të shprehjes, të cilën e ndan Parlamenti Evropian, si dhe shpërblime të shumta si luftëtar për demokraci.

Tags: Adem DemaçiIN MEMORIAM
Next Post
Hapje e shtëpive të vogla grupore në Shkup

Hapje e shtëpive të vogla grupore në Shkup

Bajram Rexhepi, drejtor i Resurseve Energjetike të Maqedonisë

Bajram Rexhepi, drejtor i Resurseve Energjetike të Maqedonisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom