• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Bajram Rexhepi, drejtor i Resurseve Energjetike të Maqedonisë

July 27, 2018
in BALLINA, LAJME
Bajram Rexhepi, drejtor i Resurseve Energjetike të Maqedonisë
Share on FacebookShare on Twitter

Se si definitivisht do të shkojë traseja për aksin e gazit nga Shkupi për në Gostivar, përmes Tetovës, përmes Park-pyllit Vodno, siç propozon Qeveria, ose përmes ndonjë traseje tjetër më të gjerë dhe shumë më të shtrenjtë, siç propozojnë organizatat joqeveritare, dhe se si zhvillohet rrjeti i gazit nëpër Maqedoni, në përgjithësi, edhe lidhshmëria interkonektive me vendet fqinje, në intervistë për MIA-n foli drejtori i Resurseve Energjetike të Maqedonisë (REM) Bajram Rexhepi.

Zotëri Rexhepi para pak kohësh morët funksionin e ri dhe menjëherë u ballafaquat me reagime nga organizata joqeveritare që e kundërshtojnë ndërtimin e trasesë magjistrale të gazsjellësit përmes Park pyllit Vodno. Me ndërtimin a do ta shkatërroni Vodnon siç po ju akuzojnë?

– Shumë shpesh përdorej fjala po shkatërrohet Vodno. Mendoj se fjala shkatërrim është larg nga fjala adekuate. Realisht Vodno jo vetëm që nuk do të humbë nga ky projekt, por edhe do të ketë edhe përfitime. Kishim mirëkuptim të plotë për shqetësimin e organizatave joqeveritare, qytetarët dhe Qyteti i Shkupit dhe më vjen mirë që ngrihet vetëdijesimi tek qytetarët, që realisht është lajm i mirë. Për këtë arsye, kishim komunikim të gjatë dhe shumë produktiv dhe bashkëpunim me ta dhe si rezultat i kësaj Qeveria vendosi që aksi i gazsjellësit Shkup – Tetovë – Gostivar, që është paraparë të përfundojë deri në Ohër, të vazhdojë të ndërtohet nëpër të njëjtën rutë, por me disa ndryshime dhe masa.

Parashikohet të zvogëlohet gjerësia e rripit të punës nga 25 në 10 metra dhe të ndryshojë traseja në majën e Vodnos ku është pylli me drunj të lartë. Traseja e sapopropozuar do të jetë pranë një shtegu ekzistues dhe rrugë ekzistuese, vetëm parashikohet të zgjerohet nga ana e djathtë dhe e majtë nga disa metra dhe me këtë edhe më shumë do të evitohet prerja e pyllit të Vodnos, i cili sipas analizave të ndërmarrjes publike Parqet dhe Gjelbërimi Shkup është rreth 1.400 metra në kub prerje të drunjve. Qeveria vendosi që disa herë ta kompensojë pyllin e prerë me pyllëzimin e kësaj pjese dhe të kthehet në gjendjen e mëparshme për disa muaj.

Duhet të jetë e qartë se përveç prerjes së këtyre sasive të drunjve, në Vodno nuk do të ketë asnjë ndikim tjetër negativ ndaj mjedisit jetësor, sepse tubacioni do të jetë mbi një metër nën tokë dhe për disa muaj nuk do të shihet vendi ku kalon gazsjellësi. Kjo dëshmohet dhe mund ta shihni nëse vizitoni akse tashmë të ndërtuara ku në vendin e ngjarjes mund të bindeni se asgjë nuk shihet nëse nuk llogariten shenjat që ne i vendosim që ta shënojmë trasenë.

Ku kalon saktë traseja dhe cilat do të jenë përfitimet që i përmendët?

Traseja nga ky aks ndërtohet në pjesën jugore të Vodnos, e cila në pjesën më të madhe nuk është e pyllëzuar. Nga Sopishtja shkon drejt majës së Vodnos, tërë kohën përgjatë anës jugore, dhe zbret drejt Matkës.

Përfitimet do të jenë të shumëfishta. Do të pyllëzohet sipërfaqe shumë më e madhe sesa që do të pritet, do të jetë shteg shumë i bukur dhe i rrafshët që do të shfrytëzohet për ecje, ndërsa rripi që do të bëhet do të shërbejë edhe si pengesë në rast zjarri.

Krahas kësaj, sjellja e gazit në këto rajone do të jetë zëvendësim absolut për shfrytëzimin e drunjve për ngrohje, dhe me këtë do të shpëtohen miliona metra kub drunj në këtë rajon dhe në shumë të tjera në vend, që tani po priten dhe shfrytëzohen për ngrohje.

Vallë organizatat joqeveritare u dakorduan me ndryshimet e propozuara të trasesë dhe masat e parashikuara?

Unë u befasova pozitivisht nga kreativiteti i ideve të tyre dhe propozimet e disa ndryshimeve u bënë pikërisht në bazë të propozimeve të tyre. Por, tek ato mbizotëron mendimi se duhet të kërkohet trase alternative.

Cilën trase alternative e ofrojnë organizatat joqeveritare?

Ato mendojnë se variant më i mirë është që traseja të ndërtohet përgjatë rrethrrotullimit verior në Shkup, apo në Karadakun e Shkupit. Por, në këtë fazë ndryshimi i tillë radikal nuk është racional dhe nuk është i mundur. Kjo është vendosur në analizën e zgjeruar që e bëmë dhe ia dërguam si informatë Qeverisë, e cila për dallim nga organizatat qeveritare bartë përgjegjësi ndaj organeve përgjegjëse dhe institucioneve financiare, e posaçërisht kur implikimet fiskale janë të mëdha.

Përse është i pamundur ndryshimi i trasesë?

Së pari, jo se ai aks është variant më i mirë nga aspekti ekologjik. Së dyti, projekti ka zgjidhje të ligjshme për mjedisin jetësor, ka miratim të ligjshëm për ndërtim, është bërë studimi i fizibilitetit, dhe janë kaluar të gjitha procedurat juridiko-formale.

Ndryshimi nuk është racional, nga shkaku që projekti do të prolongohet në rast më të mirë për katër deri pesë vite, ndërsa tashmë është realizuar në nivel të 23 përqindëve të tërë aksit. Në rrjedhë është procedura për tjetërsim, janë bërë vlerësime, janë dërguar propozime në Drejtorinë për punë pronësore juridike, parcela tashmë të paguara. Sipas analizave tona, ndryshimet do t’u kushtojnë qytetarëve mbi 20 milionë euro.

Krahas kësaj, ndryshimi nuk është i mundur nga shkaku që në vitin 2015 me Ligj shteti është detyruar tek Dojçe Bank dhe Erste bank me rregulla dhe obligime të definuara në mënyrë mjaft strikte, ndërsa ajo kredi duhet të fillojë të kthehet prej vitit të ardhshëm. Në vitin 2016 janë nënshkruar marrëveshje për ndërtim dhe për mbikëqyrje me, gjithashtu, rregulla dhe obligime strikte.

Ndryshimet e propozuara të trasesë prej organizatave joqeveritare me siguri do të sjellin  pasoja të rënda si nga aspekti financiar ashtu edhe në planin e ardhshëm zhvillimor për gazifikim. Por, edhe në rast se Qeveria i lë pas dore të gjitha këto  obligime ligjore dhe të dakorduara, të vendos për atë ndryshim dhe ta lë tërë rajonin e Pollogut dhe rajone të tjera të nxehen me dru, ndërsa fabrikat të punojnë me energjinë e shtrenjtë, cila është siguria se pas pesë-gjashtë vitesh nuk do të paraqiten  shoqata të tjera joqeveritare dhe qytetare, të cilat ndoshta do të kenë madje edhe argumente më të fuqishme dhe do ta kundërshtojnë trasenë e re.

Cilat janë prioritetet e juaja  në periudhën e ardhshme?

Me borxhin rus është ndërtuar traseja nga Kleçovca deri në Shtip, ndërsa me kredi nga Dojçe bank dhe Erste bank ndërtohet linja nga Shtipi deri në Negotinë. Për momentin ndërtohen edhe aksi nga Negotina deri në Manastir dhe seksioni nga Shkupi deri në Gostivar me një degë në Tetovë. Për momentin Maqedonia ka  interkonektim me gaz vetëm me Bullgarinë në Kriva Pallankë dhe atë e gazsjellësin me të cilin ekonomizon GAMA. Tani punohet në lidhjen interkonektuese me Greqinë pas trasesë së naftësjellësit, ndërsa në plan është edhe lidhja me Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë.

Interkonektimi me Desfan greke  është prioritet i lartë në punën tonë.  Ajo është shumë e rëndësishme për shtetin për shkak të shumëllojshmërisë  së burimeve të furnizimit, sepse ne do të kemi  lidhje direkte me gazsjellësin TAP, i cili i shfrytëzon burimet e Shah Denis në Azerbajxhan. Ne muajve të fundit kemi pasur negociata intensive me Desfa për interkonektim me Greqinë dhe tashmë është firmosur memorandumi për bashkëpunim. Presim deri në fund të shtatorit të kemi  studim fizibiliteti dhe të aplikojmë për grant për projekt bazë. Në të njëjtën kohë kemi pasur negociata intensive edhe me  institucionet  financiare ndërkombëtare që ta mbyllim konstruksionin  financiar, një pjesë do të financohet me grant, ndërsa një pjesë me kredi të butë.

Është parashikuar interkonektimi me Greqinë të shkojë pranë trasesë së naftësjellësit ekzistues, nga Negotina përmes Gjevgjelisë dhe të kyçet  në Nea Mesimvria në territorin grek,  i cili direkt është i lidhur me TAP. Pjesa jonë do të jetë në gjatësi prej rreth 78 kilometrash.

Gjithashtu, në fund janë edhe bisedimet për interkonektime me Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë. E kemi shumë me rëndësi lidhjen e brendshme me Kosovën, sepse mund t’i shfrytëzojmë tubacionet tona të gazit për transit të gazit për Kosovën. Atë duhet ta bëjmë shpejtë. Me lidhjen edhe me Serbinë dhe Shqipërinë rajoni do të bëhet shumë konkurrues dhe do të kemi burime alternative për furnizim me gaz.

Si rrjedhin punët në seksionet nga Negotina deri në Manastir dhe nga Shkupi deri në Gostivar me degë drejt Tetovës dhe a ekziston interes nga kompanitë në zonat për kyçjen e gazsjellësit? 

Në dy seksionet rrjedha e realizimit është në kuadër të 23-25 për qind. Përveç për ndërtim, janë siguruar edhe mjete për tjetërsim dhe funksionim intensiv të kryhet me kohë procedura e tjetërsimit, e cila është e madhe, por megjithatë rrjedhë mirë. Ka disa probleme me përfshirjen e planifikuar në komunat të cilat i kanë miratuar pasi është definuar traseja dhe ne punojmë në mënyrë intensive ato pengesa t’i tejkalojmë që me kohë të vazhdojë me punë dhe me kohë të përfundojë projekti.

Sipas planit tonë dinamik, në të dy seksionet punët ndërtimore duhet të përfundojnë deri në fund të vitit 2019 dhe fillimin e vitit 2020, pastaj do të pasojnë kontrolle teknike dhe hetime dhe presim në pjesën e dytë të vitit 2020 të jenë operative. Për këtë vit është paraparë të ndërtohen rreth 40 kilometra nga ky seksion.

Interes për ndërlidhje gjithsesi ekziston tek kompanitë, sepse me ndërtimin e gazsjellësit do të rritet kërkesa e gazit, ndërsa, ajo, domethënë ulje e çmimit të gazit për konsumatorët e fundit. Për uljen e çmimit do të kontribuojë edhe ndërlidhja e brendshme me Greqinë, sepse Maqedonia do të furnizohet me gaz nga të dyja anët, gjegjësisht me gaz rus nga Gazprom nëpërmjet Bullgarisë dhe me gaz azerbajxhanas nga Desfa nëpërmjet Greqisë që domethënë konkurrencë më e madhe dhe çmime më të ulëta.

Valentin Jankovski

Foto: Frosina Naskoviç (MIA)

 

Tags: Bajram Rexhepidrejtor i Resurseve Energjetike të Maqedonisë
Next Post
MPB shpall konkurs për 39 vende pune me arsim të lartë dhe 8 me të mesëm

Një vajzë nën përkujdesje nga SOS Fshati i fëmijëve është larguar nga shtëpia

Referendumi do të organizohet në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën

Referendumi do të organizohet në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom