Kategoritë

INCIDENT SHGM e dënon incidentin e djeshëm në Klubin e Deputetëve

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e dënon incidentin e djeshëm në Klubin e Deputetëve kur policia pengoi fotoreporterët të fotografojnë momentin e arritjes së përfaqësuesve të partive në takimin e liderëve për shkaqe të sigurisë.

Sipas SHGM-së, udhëheqësi i shërbimit qeveritar për komunikim me publikun Marjan Zabërçanec ka bërë komente joshembullore ndaj punonjësve mediatikë pasi kanë reaguar në kufizimet.

“Rekomandojmë se këto incidente paraqesin sulm direkt ndaj lirisë së mediave dhe tentimit të dekriminalizohet puna e punonjësve mediatikë, që para opinionit duhet të paraqiten si njerëz të rrezikshëm. Këto incidente të panevojshme seriozisht e komprementojnë angazhimin e qeverisë së re për qeverisje transparente dhe llogaridhënëse dhe na i kthejnë hijet e së kaluarës”, thonë në SHGM.

Nëse ka pasur arsye të sigurisë për praktikën e re në ndjekjen e ngjarjeve publike, konsideron SHGM, “policia është dashur me kohë të njoftojë fotoreporterët dhe të sigurohet mënyrë alternative e mbulimit të ngjarjes pa shkaktuar huti dhe nervozizëm.

(MIA)